E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, plagoset me armë zjarri një person

ELBASAN-Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e pasdites në qytetin e Elbasanit. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të unazës jugore të qytetit ku i plagosur ka mbetur Florenc Tola. I plagosuri ndodhet i shtruar ne spitalin e qytetit ne repartin e reanimacionit në gjendje të rende.

Ndërkaq duke iu referuar po burimeve të policise mësohet se është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij. Ende nuk jepen motivet se përse mund të ketë ndodhur plagosja.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›