E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallen fituesit e kampionatit të 27-të botëror të vrapimit në mal

DURRES- Mbi 300 atletë nga vende të ndryshme të botës kanë marrë pjesë sot në Kampionatin e 27 Botëror të vrapimit në mal, që u zhvillua në Tiranë.
Në ceremoninë e shpalljes së fituesve që u organizua sot në mbrëmje në kompleksin "Tropikal" në Durrës, të pranishmit i përshëndeti ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, i cili përgëzoi organizatorët dhe e konsideroi këtë veprimtari botërore një ngjarje të rëndësishme për sportin shqiptar në përgjithësi.
Pjesmarrësit nderuan me 1 minutë heshtje kujtimin e viktimave të 11 shtatorit 2001 në SHBA.
Më pas në podin e nderit u ngjitën fitueset e garës 4.47 km për të reja, ku medaljen e arit dhe kupën përkatëse e fitoi atletja Lea Einfalt nga Sllovenia. Në kategorinë e të rinjve garën me distancë 8.77 km e fitoi Adem Karagouz nga Turqia, ndërsa për kategorinë e të rriturave në garën me të njejtën distancë u shpall fituese Kasie Enman nga SHBA. Atleti amerikan Max King fitoi garën e të rriturve me distancë 13.07 km.
Të gjitha garat e zhvilluara sot paradite kanë patur ngjitje deri në 750 metra mbi nivelin e pikës së nisjes.
24 medaljet e këtij Kampionati Botëror u ndanë mes atletëve të ekipeve të Turqisë, Italisë, SHBA, Sllovenisë, Rumanisë, Rusisë, Cekisë, Kolumbisë, Polonisë, Francës dhe Britanisë së Madhe.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›