Nën tingujt e muzikës ruse, balet klasik dhe modern
TIRANË- Balerinët rusë sollën mbremjen e sotme në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit atmosferën e kulturës ruse në balet dhe nota muzikore.
16 balerinë, të cilët spektatori rus jo shpesh herë ka mundësi t’i ndjekë të gjithë sëbashku në një skenë teatrore, sollën në skenën shqiptare mjeshtërinë e baletit të tyre dhe performuan pjesë nga shfaqjet kryesore të baletit në Rusi.
Koncerti Gala me dy akte u hap me muzikën e Çajkovskit, të cilën e kërcyen balerinët Akaterina Osmollkina dhe Anton Korsakov me koreografi të Ballançin. Shfaqja e baletit solli për publikun shqiptar koreografi klasike të shek.XX realizuar nga Grigoroviç, Miroshiniçko, Petit etj. Në aktin e dytë të koncertit solistët performuan balet modern në pjesët e shfaqjeve si “Pirati”, “Ballo e fantazmave”, “Taras Bulba”, “Don Kishoti” etj.
Në pjesën e parë të koncertit nuk mungoi as një pjesë nga baleti “Liqeni i Mjelmave” që u interpetua nga balerinët Ekaterina Borçenko, Anastasia Kolegova dhe Danilla Korsuncev. Ky i fundit Artist i Merituar i Rusisë dhe solist në teatrin “Mariinskij”.
Balerinët Anastasia Matvijenko dhe Denis Matvijenko, të dy solistë në teatrin “Mariinskij” në Shën Petërburg dhe laureatë të disa konkurseve ndërkombëtare, sollën për publikun pjesë nga baleti “Don Kishoti” kompozuar nga Minkus dhe me koreografinë e realizuar nga Gorski.
Solisti Matvijenko, në një prononcim për ATSH-në tha se programi që u interpretua ishte shumë voluminoz, por ai përfaqëson vlerat më të shquara të artit rus të muzikës dhe baletit. “Një organizim i tillë paraqet gjithmonë vështorësi, por ne u përpoqëm i kalojmë dhe të sjellim një shfaqje të bukur”, tha balerini Denis Matvijenko.
Balerinët rusë janë pjesë e trupave teatrore nga teatrot ruse si “Marrinskij”, “Bolshoj” dhe “P.I.Cajkovskij”. Artistët si Marianna Ryzhkina, Mikhail Lobukhin, Denis Medvedev, Elena Evseeva, Anastasia Matvienko, njihen në skenat europiane dhe amerikane.
Koncerti Gala solli për nostalgjikët e muzikës dhe baletit rus pjesët më të bukura botërore nga Rusia, në një program që shpalosi gjithë spektrin e baletit rus, klasik dhe modern. Regjisorja e koncertit Ekateirna Gallanova është shprehur se për programin janë zgjedhur pjesët më të mira ruse.
Historia kulturore mes Shqipërisë dhe Rusisë është e hershme. Shkolla jonë e baletit e ka pikënisjen nga shqiptarët në Rusi të cilët sollën në vënd traditën e baletit, në fund të vitete ’30. Më pas një brez artistësh nga Shqipëria shkuan dhe studjuan në shkollën e baletit në Moskë, një brez që bëri të mundur që të kishim një shkollë baleti me mjeshtërinë e shkollës ku ata u edukuan.
Koncerti Gala çeli Ditët e Kulturës Shpirtërore Ruse në Shqipëri, që do të pasohet nga aktivitete të tjera deri në datën 25 shtator
(d.b/ATSH/BalkanWeb)