Zamparini konfirmon Rossin

Nga Express më 21 dhjetor 2010 në ora 17:48
Trajneri i Palermos, Delio Rossi nuk rrezikon detyrën e tij, edhe pse të dielën presidenti Maurizio Zamparini e kishte kritikuar atë pas barazimit 1-1 në Bari. Zamparini kritikoi trajnerin dhe futbollistët për dështimin e tyre të fitojnë në San Nicola.
Mirëpo, të martën Zamparini ka përkrahur Rossin. “Jam 99 për qind i sigurt se ai do të mbetet. Rossi është njëri prej trajnerëve më të mirë italianë në Serie A dhe do të jetë me ne për ndeshjen kundër Sampdorias më 6 janar. Jam i sigurt se do ta fitojmë atë takim”, tha Zamparini.