Tevez tërheq kërkesën për largim

Nga Express më 21 dhjetor 2010 në ora 17:46
Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez ka tërhequr kërkesën për largim, pas bisedave me klubin. 26-vjeçari argjentinas, i cili iu bashkua Cityt në korrik 2009, më herët gjatë këtij muaji kishte thënë se dëshiron të largohet pas marrëdhënieve të përkeqësuara mes tij dhe drejtuesve të klubit.
Por, nëpërmjet një komunikate, City ka njoftuar se Tevez ka shprehur vendosmërinë e tij të qëndrojë në Eastlands. “Carlos dhe klubi dëshirojnë të përqendrohen në mundësitë e reja dhe kontrata e tij do të mbetet e pandryshuar”, thuhej në komunikatë.