E Diel, 1 Nëntor 2026

Pejiç del nga planet e Dinamos Për momentin Dinamo ka blerë ish-sulmuesin e Partizanit, Elis Bakaj, ndërkohë që të enjten prezantohet argjentinasi Ceco

Pero Pejiç nuk ka asnjë mundësi të riveshë fanellën e Dinamos, me të cilën kroati u shpall sezonin e kaluar dhe shënoi 18 gola (i dyti pas Sinanit të Vllaznisë, 20 gola).

Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesit e lartë të 17-herë kampionëve të Shqipërisë. Sulmuesi shtatlartë, i transferuar të Kapfenbergu në Austri gjatë merkatos së verës, është i dëmtuar. Sipas drejtori ekzekutiv i klubit Ismet Saliasi, me Pero Pejiçin janë mbyllur bisedimet edhe pse ai ka qenë në planet e klubit.

“Trajneri Daliç e ka takuar personalisht sulmuesin, por vendosi të mbyllë bisedimet me të, pasi lojtari ka probleme dëmtimi. Tani po mendojmë për një tjetër sulmues shumë cilësor, i cili mund të jetë shqiptar, por edhe i huaj”- u shpreh Saliasi.

Dinamo është duke vuajtur mungesën e një goleadori race këtë sezon, pasi kroati Frane Petriçeviç rezultoi një blerje e dështuar (vetëm 1 gol në 17 javë), ndërsa Sebino Plaku (8 gola) ndodhet për momentin në Norvegji me skuadrën që zotëron dhe kartonin e tij, HamKamin.

Për momentin Dinamo ka blerë ish-sulmuesin e Partizanit, Elis Bakaj, ndërkohë që të enjten prezantohet argjentinasi Ceco.

E Merkure, 07 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›