E Diel, 1 Nëntor 2026

Hallaçi fut në “sherr” Dinamon me TiranënDinamo e kërkon prej kohësh (prej merkatos verore), ndërkohë që edhe Tirana ka hyrë në garë për të përfituar shërbimet e një prej mbrojtësve më të mirë të kampionatit shqiptar

Rahman Hallaçi është drejt largimit nga Partizani. Mbrojtësi nuk u paraqit në stërvitjen e parë të “demave”, dhe mesa duket ka vendosur të largohet nga 15-herë kampionët e Shqipërisë, që gjatë këtij sezoni po kalojnë momentin e dytë të errët të historisë së tyre 62-vjeçare. Kuksiani ka shprehur dëshirën të provojë një aventurë tjetër, pasi situata në klubin e kuq vazhdon të jetë e paqartë.

Dinamo e kërkon prej kohësh (prej merkatos verore), ndërkohë që edhe Tirana ka hyrë në garë për të përfituar shërbimet e një prej mbrojtësve më të mirë të kampionatit shqiptar.

Burime pranë lojtarit bëjnë të ditura se oferta e presidenti të Dinamos, Besnik Sulaj, për të është mjaft e kënaqshme. Hallaçi është në pritje edhe të propozimit financiar të bardhebluve të Refik Halilit,  që ende janë në pritje të së ardhshmes së nigerianit Abraham Aleçenvu, i cili mund të largohet nga bardheblutë.

Dinamo morri nga Partizani gjatë merkatos sulmuesin Elis Bakaj, ndërkohë që Tirana i pagoi Partizanit 130 mijë euro gjatë merkatos verore për Tefik Osmanin e Gjegji Muzakës, ndërkohë ë Bledar Devolli kaloi si lojtar i lirë te bardheblutë.

Gazeta Sporti

E Merkure, 07 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›