Superliga shqiptare luhen sot 2 ndeshje
Ka ndodhur një e pabërë kur një skuadër e tillë luftoi për mbijetesë këtu e 23 vjet më parë. Bëhet fjalë për Dinamon e cila rrezikon seriozisht rënien nga kategoria duke zgjuar kujtimet e plej ofit të tmerrshëm ndaj Naftëtarit të Kuçovës (atëherë Qyteti Stalin), kur një protestë e dhunshme tronditi rëndë Shqipërinë e atëhershme socialiste.
Dinamo luan sot një ndeshje vendimtare ndaj Bylisit në “Qemal Stafa” në javën e 30-të të Superligës, një ndeshje që duhet fituar me patjetër për të mos i bërë gropën vetes, veçse nuk do të jetë kaq e lehtë. Nuk është se blutë nuk janë rrezikuar edhe më pas, por një gjendje tillë kishte 13 vjet që nuk përjetohej, që nga 1998-ta kur Dinamo shpëtoi javët e fundit, ndërsa më keq e pa veten më 1997 duke dalë në vend të tretë mes 18 skuadrave që përbënin atëherë elitën e futbollit shqiptar.
Kapiteni Pisha nuk do të jetë në fushë, po ashtu edhe i riu Ferraj, por kampionëve në fuqi do t’u kthehet shumica e të munguarve, probleme që kanë pasur pjesën e tyre në humbjet e rënda të javëve të fundit, kur kanë pësuar 9 gola në 2 ndeshje.
Dinamo ka 37 pikë, Bylis 33, ndaj për të dyja skuadrat takimi është tepër i rëndësishëm, kur mbeten edhe 4 javë deri në përfundim të kampionatit.
Shkumbini dhe Besa janë të detyruar që të marrin rrugën për në Qafë-Thanë. Dënimi i fushës peqinase bëri që të zgjidhej një stadium tjetër dhe nuk mund të vihej asnjë në dispozicion me përjashtim të atij të Pogradecit. Një rrugë e gjatë për një 90 minutësh po ashtu të gjatë, që do të vendosë jo pak për fatin e dy skuadrave. Me vetëm 32 pikë, Besa e ka këtë takim si “ujët e pakët” aq më shumë që do të luhet në fushë asnjanëse. Shkumbinit sikur po i dalin për hundësh 3 pikët ndaj Flamurtarit, pasi nuk mund ta shfrytëzojë faktorin fushë. 35 pikët që ka nuk i japin asnjë garanci në rast se nuk fiton sot.
Nesër luhen katër ndeshjet e tjera të javës së 30-të, Tirana-Skënderbeu, Laçi-Flamurtari, Vllaznia-Elbasani dhe Kastrioti-Teuta.