E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga,/Apolonia fiton 3-0 ,ngjitet e dyta

Ndeshja Apolonia- Gramozi, e fituar sot nga fierakët me rezultatin 3-0, falë golave të Ferizoviç në minutën e 45-të, Haxhbuliç në minutën e 58-të dhe Metos në minutën e 89-t, ka çelur javën e shtatë të Kategorisë Superiore.
Pas kësaj fitoreje Apolonia është ngjitur në vendin e dytë të renditjes, në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Gramozi ka mbetur në vendin e 8-të, në kuotëne 6 pikëve.
Nesër do të luhen ndeshjet e tjera të javë së 7-të të Kategorisë Superiore, ku spikat derbi i kryeqytetit mes Dinamos kryesuese dhe Tiranës kampione në fuqi. Skuadra e Besës do të presë në Kavajë Flamurtarin e Vlorës. Sfidë tjetër interesante pritet të jetë dhe ajo mes Vllaznisë dhe Shkumbinit në "Loro Boriçi" të Shkodrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›