E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet Java Kulturore Austriake

Java kulturore austriake ka mbyllur maratonën e saj shtatë ditore. Pjesë muzikore të luajtura nga artistë të huaj dhe shqiptarë , kanë rëmbyer vëmëndjen e publikut artdashës. Si çdo vit i vëmëndje e veçantë iu kushtua muzikës së vjetër dhe asaj baroke për të sensibilizuar pjesëmarësit student në thellimin e mëtejshëm të dijeve muzikore baroke .
Realizimi i javës kulturore austriake erdhi si bashkëpunim i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit si dhe fakultetet e Artit Skenik dhe Figurativ të Akademisë së Arteve në Tiranë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›