E Diel, 1 Nëntor 2026

Bushati shpjegon dorëheqjen: Nuk e kisha seriozisht

TIRANE- Po, e dhashë dorëheqjen, por nuk e kisha seriozisht. Me këto fjalë, trajneri i ekipit kombëtar Shpresa, Artan Bushati ka dalë përpara mediave, duke u munduar të sqarojë se çfarë kishte ndodhur gjatë dhe pas ndeshjes me Bjellorusinë, ku Shqipëria u mund 4-2. Tekniku shkodran ka pranuar se u ka thënë futbollistëve në pushim që do të largohet nga drejtimi i skuadrës, por sipas tij kjo kishte lidhje vetëm me motivimin e ekipit dhe se nuk mendonte seriozisht të largohej.
“Pas pjesës së parë kam hyrë në dhomat e zhveshjes dhe i kam interpretuar ekipit 3 fjalë. Me këtë lloj ekipi nuk mund të jep trajneri juaj sikurse edhe ju nuk mund të jeni lojtarët e ekipit kombëtar Shpresa.” shpjegoi Bushati.

Tekniku shkodran deklaroi paksa në mënyrë të habitshme se rezultatet nuk kanë shumë rëndësi në rastin e skuadrës Shpresa.
“Ekipi Shpresa është ai ekip i cili furnizon ekipin kombëtar. Pak interesante është se kush është kampionia e Shpresave në të gjithë botën” u shpreh trajneri shkodran.
Pas 5 ndeshjeve të para në eleminatoret e vitit 2012, Shqipëria regjistron 1 fitore dhe 4 humbje, ndërkohë që ka pësuar 13 gola dhe ka shënuar vetëm 6.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›