E Shtunë, 31 Tetor 2026

Supersfidat në Lushnjë e Gjirokstër



Java e 6-të e Kategorisë së Parë ofron përballje interesante. Dy ndeshjet kulmore të këtij kompeticioni janë Lushnja-Elbasani dhe Luftëtari-Partizani. Çiftet e tjera janë: Kamza-Memaliaj, Bylis-Sopoti, Besëlidhja-Burreli, Ada-Bilishti, Turbina-Skrapari dhe Pogradeci-Gramshi (luhet të dielën, 4 tetor). Luftëtari do të presë në javën e 6-të Partizanin në Gjirokastër. Një derbi skuadrash me shumë emër në futbollin shqiptar. Trajneri i Luftëtarit, Mustafa Hysi: “Ndeshja kundër Partizanit është një derbi i vërtetë. Nuk do të jetë një takim i lehtë. Ne presim vetëm fitoren”. Luftëtari nuk ka humbur asnjë ndeshje në pesë javë kampionat, Partizani ka humbur në të dyja transfertat e zhvilluara. Dy skuadrat kanë nga 9 pikë. Lushnja, një nga katër ekipet e ardhura nga Kategoria Superiore, nuk e ka shfaqur veten plotësisht në pesë javët e parë të Kategorisë së Parë: 8 pikë, dhe vendi i 6-të. Së fundi barazoi në shtëpi me Pogradecin (1-1).
Takimi i radhës është ai me Elbasanin, një tjetër ekip i ardhur nga Superliga dhe një derbi i nxehtë. Kapiteni Gentian Çela: “Nuk ka krizë te Lushnja. Kemi pasur mungesa. Tani kemi qellim asnjë rezultat tjetër përveç fitores. Partizani, Bylisi e Elbasani, por dhe ne jemi pretendentë për të zënë vendet që të çojnë në Superiore. Për Lushnjën nuk kam asnjë dyshim se s’do të ngjitet në krye”. Bylis kryeson kampionatin me 12 pikë, Elbasani e Partizani kanë nga 9 pikë, Lushnja 8.

KATEGORIA E PARË

03.10.2009
Kamza-Memaliaj
Lushnja-Elbasani
Bylis-Sopoti
Luftëtari-Partizani
Besëlidhja-Burreli
Ada-Bilishti
Turbina-Skrapari

04.10.2009
Pogradeci-Gramshi

RENDITJA, JAVA 5
1 Bylis 5 12
2 Pogradeci 5 10
3 Luftetari 5 9
4 Elbasani 4 9
5 Partizani 5 9
6 Lushnj 5 8
7 Kamza 5 7
8 Ada 5 6
9 Bilisht 5 6
10 Beselidhja 5 5
11 Sopoti 5 4
12 Memaliaj 5 5
13 Burreli 5 5
14 Skrapari 5 5
15 Gramshi 5 5
16 Turbina 5 3

3 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›