E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi është jashtëtokësor

Nga Express më 01 prill 2011 në ora 11:24

Talenti amerikan Juan Agudelo e ka krahasuar yllin argjentinas Lionel Messi me një “jashtëtokësor”, pas paraqitjes kundër tij për herë të parë. Sulmuesi Agudelo shënoi golin e barazimit 1-1 në miqësoren mes SHBA-s dhe Argjentinës të shtunën në stadiumin New Meadowlands në New Jersey. Por, ai ishte përplot lëvdata për rivalin e tij, i cili nuk arriti të realizojë.

“Messi është gjëja më e përafërt e një jashtëtokësori, ai është aq i mirë. Argjentina është skuadër e mirë dhe ka shumë futbollistë të mirë, por Messi është diçka tjetër”, tha ai për ESPNsoccernet.

“Nuk ndieja presion të luaj kundër tyre pasi është me rëndësi të përgatiteni mirë. Ne u përgatitëm mirë dhe morëm atë që merituam”, shtoi ai. Agudelo është shprehur kundër kritikave të fundit dhe bëri thirrje për shtimin e numrit të miqësoreve ndërkombëtare. I pyetur nëse është në favor të një numri më të madh të miqësoreve ndërkombëtare, Agudelo tha: “Po, pse jo? Miqësoret ndërkombëtare e kanë vendin e tyre dhe më pëlqen të jem me Kombëtaren e SHBA-së. Është sfidë që dallon nga liga shtetërore dhe mundësi e mirë për të provuar veten kundër futbollistëve kulmorë”, përfundoi Agudelo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›