E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suplementi Emigracioni Shqiptar , Nga Albert Zholi

ITALI/ Flukset 2009, ja shpërndarja e kuotave shtesë për punësim sezonal
Përfitojnë rreth 1500 shqiptarë në zonat e Torinos dhe Aleksandrisë
Shtesat në kuota të dekretit te flukseve për vitin 2009, iu ndanë Rajoneve dhe Provincave Italiane me anë të një qarkoreje të datës 19 mars 2009, të Ministrisë Italiane të Punës. Bëhet fjalë për kuotat për punë në varësi (lavoro subordinato non stagionale). Nga këto kuota do të përfitojnë ata punëdhënës që kanë bërë kërkesë në dhjetorin e dy viteve më parë, pra me dekretin e flukseve 2007, për kërkesa të kryera në mënyrë telematike deri në 31 Maj 2008. Rajonit të Piemontes iu dhanë në total 6.371 kuota, të cilat u ndanë nëpër provinca në këtë mënyrë:
- 3.449 për Provincën e Torinos
- 400 për Provincën e Aleksandrisë
- 119 për Provincën Astit
- 112 për Provincën e Bielles
- 604 për Provincën e Kuneos
- 1.090 për Provincën e Novares
- 339 për Provincën e Verbano Cusio Ossola
- 258 për Provincën e VercelitAshtu si deri tani, mund te merret informacion duke hyrë në sitin ministerial ( me adresën e-mail dhe me pasëordin e dhënë nga Ministria e Brendshme në momentin e bërjes së kërkesës në dhjetor 2007). Nga ana e Sporteleve Unike (UTG), ftohen punëdhënësit që të presin rakomandatat e lajmërimit nëpërmjet postës, direkt dhe në adresën e tyre të rezidencës.   ****************************************************************************************
ITALI/ Janë gjashtë tituj studimi ata që e lejojnë konvertimin pa pritur dekretin e flukseve
Si bëhet konvertimi i lejeqëndrimit për doktoraturë dhe master Të reja për studentet e huaj në Itali. Një qarkore e kohëve të fundit nga Ministria e Brendshme, hedh dritë mbi pikëpyetjet e shumë studentëve që ndjekin kurse pasuniversitare ose doktoraturë (post-laurea). Deri më tani mund të konvertonin, pa u preokupuar për "garën e flukseve", nga lejeqëndrimi për studim në atë për punë, vetëm studentët e laureuar në Itali. Kuotat e tyre merreshin nga dekreti i ardhshëm i flukseve, ndërsa ata që nuk kishin mbaruar akoma studimet dhe ata që gjendeshin në Itali për ndonjë kurs ose studim pasuniversitar u duhej të merrnin pjesë bashkë me të tjerët, në "garën" e vështirë të klikeve on line par të kapur ndonjë kuotë nga dekreti i flukseve. Por këta të fundit tashmë e kanë rrugën e hapur pas qarkores që përmendëm më lart. Në përfundim të periudhës së studimit dhe mbas përfitimit të titullit universitar, nëse gjejnë punë në Itali, ata mund të përfitojnë nga kuotat e flukseve të vitit të ardhshëm, ashtu si studentët e laureuar. Po cilat janë titujt e studimit që lejojnë këtë konvertim pa kaluar nga shtegu i vështirë i click day? Janë gjashtë tituj studimi ata që e lejojnë konvertimin pa pritur dekretin e flukseve:
- Laurea (tre vjeçare (180 kredite formative)
- Laurea specialistike (300 kredite formative)
- Diplome specializimi (të paktën dyvjeçare)
- Doktoraturë kërkimi shkencor
- Master universitar i nivelit të I-rë (të paktën 1 vjeçar dhe me 60 kredite formative)
- Master universitar i nivelit të II-te (me të paktën 60 kredite formative)
Të interesuarit mund të dërgojnë kërkesën në mënyrë telematike duke u mbështetur në Zyrat e Patronateve dhe të Sindakatave.
 
************************************************************************************************
ITALI/ Familjet me të ardhura të pakta, mund të përfitojnë nga 8 lloj formash të ndryshme mbështetje
Si të aplikoni dhe të përfitoni ndihmën falas për artikuj shkollorë dhe libra
Nëse do dëshironit të aplikoni dhe të përfitoni nga kjo mundësi ju kujtojmë se ka kohë deri në datë 11 maj 2009. Familjet me të ardhura të pakta dhe që hasin vështirësi në plotësimin e nevojave me artikuj dhe libra shkollorë për fëmijët, mund të përfitojnë nga 8 lloj formash të ndryshme mbështetje, që Rajoni i Piemontes ka përzgjedhur, për të mbështetur të drejtën për shkollim. Për këtë qëllim është publikuar edhe një Vademecum që mund ta shkarkoni ose ta konsultoni on line (format pdf), në të cilin mund të gjeni informacionet e nevojshme për të kërkuar këtë ndihmë. Nëse do dëshironit të aplikoni dhe të përfitoni nga kjo mundësi ju kujtojmë se ka kohë deri në datë 11 maj 2009, për prezantimin e kërkesave pranë komunave ku gjenden drejtoritë e shkollave në të cilat studiojnë fëmijët tuaj.
 
Leje qëndrimi pune për periudhë dyvjeçare, me kusht të tregohet oferta për punësim tek punëdhënësi suedez
Suedia kërkon saldatorë, elektricistë, mjekë dhe inxhinierë ndërtimi
Qeveria e Suedisë së bashku me Partinë e të Gjelbërve, ka propozuar një ligj me anë të të cilit punëtorëve të shteteve jashtë Bashkimit Evropian (BE), do ti mundësohej qasje më e lehtë në tregun suedez të punës. Me këtë do të ndryshohej dispozita e deritanishme, sipas të cilës, Enti Shtetëror bënte vlerësimin e nevojave për tregun e punës. Ministri suedez për Emigracion Tobijas Bilstrom, thotë se shtetit i nevojitet një ligj me anë të të cilit, kompanive suedeze do ti mundësohej rekrutimi i kuadrit profesional të nevojshëm, pa marrë parasysh nga vjen ai. Ligji parasheh, që punëtori i cili vjen nga shteti, i cili nuk është anëtare e BE-së, të merr lejen e qëndrimit dhe punës për periudhë dyvjeçare, me kusht që të tregojë ofertë për punësim tek punëdhënësi suedez.
Leja
Leja do të mund të vazhdohet edhe dy vite tjera plotësuese, ndërsa nëse punëtori edhe më tej do jetë i punësuar, do të ketë mundësi të parashtrojë kërkesë për leje të përhershme qëndrimi në Suedi. Kushtet për punësim dhe marrëveshje për punë, do të duhet të jenë në harmoni me ato që vlejnë për të gjithë shtetasit e Suedisë. Sipas ministrit Bilstrom, Suedia patjetër duhet të tërheq fuqi punëtore me qëllim që të ballafaqohet me pasojat e plakjes dhe rënies së vazhdueshme të numrit të popullatës së aftë për punë. Kompanitë suedeze ankohen për mungesën e salduesve dhe elektricistëve, ndërkohë që ndihet mungesa edhe për mjekë dhe inxhinierë ndërtimtarie. Lejet e punës tani jepen për periudhë 18 mujore, por Parlamenti që në vitin 2006 kishte propozuar vazhdimin e tyre deri në 24 muaj. Propozim-ligjin e ri, së shpejti duhet ta analizojë Këshilli ligjvënës, që përbëhet nga gjykatës.
 
  *****************************************************************************************************************************************************************************************************************************************
SH.B.A/ Viza e medias janë për "përfaqësuesit e medias së huaj" ku përfshihen anëtarë të shtypit, radios, filmave apo industrisë së shtypit
Viza Jo-Emigruese si përfaqësues të medias së huaj, procedurat
Media e Huaj
Viza I, është një vizë jo-emigrimi që u jepet personave që dëshirojnë të shkojnë përkohësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të cilët janë përfaqësues të medias së huaj që udhëtojnë për në SH.B.A, në lidhje me profesionin e tyre, dhe që kanë zyrën kryesore në një vend të huaj. Disa procedura dhe pagesa, sipas ligjit të emigracionit, kanë lidhje me politikat dhe rregullat e vendit nga vjen aplikanti, dhe si rrjedhojë, Shtetet e Bashkuara ndjekin të njëjtën praktikë, të cilën ne e quajmë "reciprocitet". Procedurat për të dhënë viza për përfaqësuesit e medias së huaj të një vendi, konsiderohen reciproke, ashtu si qeveria e huaj vepron me përfaqësuesit e medias amerikane.
Të kualifikohesh për një vizë I
Akti i Emigracionit dhe i Kombësisë (INA) është shumë specifik për sa i përket kërkesave, të cilat i kërkohen aplikantit për tu kualifikuar për një vizë I të medias. Aplikantët duhet të tregojnë që ata janë të kualifikuar për të marrë një vizë media. Sipas ligjit të emigracionit, viza e medias janë për "përfaqësuesit e medias së huaj" ku përfshihen anëtarë të shtypit, radios, filmave apo industrisë së shtypit, aktivitetet e të cilëve janë thelbësore për funksionimin e medias së huaj, si p.sh. reporterët, ekipet e filmimeve, editorëve apo personave me profesion të ngjashëm, që udhëtojnë në SH.B.A. për të ushtruar profesionin e tyre. Zyrtari konsullo

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›