E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi në Sarandë: Zgjedhjet, jo kur të dojë Edi Rama

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi gjatë një vizite në komunat Ksamil të Sarandës dhe Vërgo të Delvinës sqaroi se Shqipëria nuk do ti zhvillojë zgjedhjet kur ti dalë frika Edi Ramës. Shqiptarët nuk do të shkojnë për të votuar kur ti lindë ndonjë ditë shpresa Edi Ramës se mund ti fitojë zgjedhjet. Ne do të bëjmë zgjedhje të lira dhe të ndershme atëherë kur e përcakton Kushtetuta dhe ligjet e vendit, ka theksuar deputeti demokrat. Në Ksamil Patozi deklaroi se vetëm granti i akorduar kësaj komune ka qenë 190 milionë lekë, një shumë kjo 3 herë e gjysmë më i lartë se viti më i mirë i qeverisjes socialiste. Investimet e 3 viteve të fundit në këtë zonë janë përqendruar në shëtitoren e Komunës, Unazën e plazhit, ambulancën dhe kopshtin. Në turin e tij në Delvinë nënkryetari demokrat premtoi zhvillim për banorët e komunës Vërgo i bazuar në projekte konkrete. Aty do të kalojë aksi rrugor Kardhiq - Delvinë që lidh këtë zonë me qytetet e tjera të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›