E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surbier, ylli i Ajaksit bëhet ndihmësi i Han

 

Vilhelmus (Vim) Surbier do të jetë ndihmësi i Ari Han në kombëtaren shqiptare, të paktën për dy ndeshjet e radhës, me Hungarinë dhe Portugalinë. Ka qenë vetë trajneri holandez ai që ka propozuar ish-shokun e tij të skuadrës tek Ajaksi i Amsterdamit në vitet '70. Surbier do të jetë në Budapest në ditët e grumbullimit të Shqipërisë atje dhe do të bisedojë me presidentin e FSHF-së Duka në lidhje me kontratën. Burime zyrtare në FSHF bënë të ditur se ai ende nuk është caktuar, pasi kjo do të varet sesi do të shkojnë bisedimet. Vim Surbier nuk ka aspak eksperiencë në rolin e trajnerit apo ndihmës trajnerit, megjithatë mbetet një emër i madh i futbollit holandez. Ai ka qenë edhe në Shqipëri me Ajaksin e madh që barazoi 2-2 me Tiranën. Edhe pse qendër mbrojtës, Surbier realizoi të dy golat për skuadrën holandeze në atë takim.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›