“Surpriza” e protestës, Arvizu takon policët
Protesta e organizuar nga FRESSH-i dje, para Ministrisë së Brendshme, ka rezervuar surpriza që në momentet e para të saj. Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu duket se ka tejkaluar të gjitha parashikimet për këtë protestë, kur vendosi që të takonte policët që ishin rreshtuar para ministrisë, për sigurimin e protestës. Arvizu, i cili ndodhej për një vizitë në Galerinë e Arteve, e cila ndodhet rreth 70 metër në krah të Ministrisë së Brendshme, pasi ka përfunduar vizitën aty, ka dalë dhe ka vënë re “kordonin” e policëve, të cilët ndodheshin aty për të garantuar protestën e të rinjve socialistë. Duke ecur në këmbë, ambasadori ka shkuar drejt e te policët e rreshtuar përpara ministrisë, duke i takuar ata një nga një, në momentin kur aty po mblidheshin protestuesit e FRESSH-it, të cilët pak minuta më vonë kërkuan largimin e Lulzim Bashës nga Ministria e Brendshme.