"Surpriza" thyen heshtjen në teatër
Në skenën e teatrit të Gjirokastrës është ngjitur pjesa teatrale "Surpriza", e dramaturgut shkodran Fadil Kraja.
Pjesa është realizuar nga trupa profesioniste e këtij qyteti, nën drejtimin e regjisorit Pirro Qiqi. Në role kanë interpretuar aktorët: Liljana Ristani (Kumbaro), Klemend Konomi, Irena e Andon Pilo, Vasilaq Çuklla, Eugerta Meta.
"Trupa teatrore e Gjirokastrës është një pasuri e madhe kulturore dhe tradicionale, që nëse do të stimulohet dhe suportohet shpirtërisht e financiarisht nga strukturat e qeverisjes vendore dhe komuniteti i biznesit të fuqishëm vendas mund të rikthehet në vlerat e traditës së saj artistike krijuese njëlloj si vetë qyteti, që tashmë ka hyrë në axhendën ndërkombëtare si një vlerë e trashëgimisë kulturore botërore", u shpreh pas premierës Vasillaq Çuklla, aktori kryesor dhe drejtori i teatrit të qytetit.
Për aktorin veteran Teli Stefani, drama "Surpriza" jo vetëm që thyen heshtjen shumëvjeçare të teatrit gjirokastrit, por rikthen besimin e spektatorit te vlerat saj. "Kurrë nuk kam dyshuar që teatri gjirokastrit një ditë do të shuhej dhe rrënohej dhe premiera e shfaqjes së fundit tregoi se vlerat e vërteta mund të veniten përkohësisht, por nuk mund të shquhen plotësisht", tha aktori 83-vjeçar Teli Stefani.
Drama "Surpriza" trajton një temë tërësisht familjare me shtrirje kohore në dy sisteme politike në periudhën socialiste dhe në atë të sistemit demokratik, por që u shmangej efekteve dhe ndikimeve politike, duke përthyer moralin e njeriut brenda dy kohëve. Megjithatë, në memorien e artdashësve gjirokastritë, premiera më e fundit ka vlerën e ringjalljes së shpresës së tyre, që trupa teatrore e qytetit të tyre do të rijetëzojë skenën që kishte kohë që përjetonte një heshtje dhe trishtim.
Vetë regjisori Pirro Qiqi u shpreh mjaft optimist për një ristartim të ri të kësaj trupe dhe për rikthimin e vlerave të saj në skenën e teatrit. "Kemi provuar disa herë që të rikthejmë trupën në vendin e saj, por disa herë mund themi me plot gojën se kemi dështuar. Kësaj here më duket se kemi gjetur një atmosferë te re dhe kjo me sa duket vjen ngaqë edhe vetë qyteti me vlera të rralla të trashëgimisë kulturore është në një atmosferë rijetësimi dhe ringjalljeje. Kjo kastë modeste aktorësh është angazhuar seriozisht për të rikthyer besimin e spektatorit të saj të vjetër dhe për të siguruar një spektator të ri me shije të reja", tha regjisori Piro Qiqi, pas shfaqjes, që vlerësohet si e suksesshme.