Testohen gjyqtaret kandidate, Topi kerkon me te miret
Presidenti Bamir Topi kerkon zgjedhjen ne krye te gjykatave te juristeve me te mire, si nje detyrim moral ndaj qytetareve per te cuar perpara reformat ne drejtesi. Ndersa ka marre pjese ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Larte te Drejtesise, ku per dy dite me radhe do diskutohen dhe perzgjidhen kryegjyqtaret ne 21 gjykatat e vendit te shkalleve te para dhe te dyta. "Procesi te shoqerohet nga transparenca e plote dhe te zgjidhen me te miret", u shpreh Topi ne fjalen e tij te mbajtur para grupit te togave te zeza qe konkurronin. Prezent ne mbledhje kane qene edhe nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu dhe ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj. Ne gare marrin pjese 29 kandidate per kryetare gjykatash per vendet vakante, 5 kryetare te gjykatave te Apelit dhe 4 per Gjykatat e Shkalles se Pare.
Sot do te prezantohen 25 kandidatet e mbetur per 7 Gjykatat e Shkalles se Pare. "Ne synojme te realizojme shtetin e se drejtes, ndaj ju kerkoj angazhim ne funksion te moralit dhe jo vetem per shkak te kushteve te integrimit ne BE, por si detyrim", tha kreu i shtetit. Gjate mbledhjes kane folur edhe numri dy i KLD-se, Kreshnik Spahiu dhe ministri Alibeaj, qe kane testuar te gjithe kandidatet per kryegjyqtare nga i gjithe vendi. Binin ne sy pyetje te tilla si preference e gjyqtareve per librat artistike, cfare do i sillnin apo do te ndryshonin ata nese zgjidheshin ne krye te gjykatave, apo nese do te hiqnin dore nga te mirat qe u ofronte ky post, si makinat, telefoni dhe perfitime te tjera. Nderkohe qe me dramatike eshte zhvilluar situata gjate testimit te kater kandidateve per kryegjyqtare ne Shkallen e Pare te Krujes, ku si Spahiu edhe Alibeaj, kane pyetur gjyqtaret ne lidhje me disa letra anonime qe mbanin firmen e dy prej tyre dhe ku akuzonin njera-tjetren per sjellje te uleta e korrupsion. Ndersa kerkuar verifikimin e firmave, duke mohuar qe t'i kene shkruar, situata ka kaluar deri ne ngasherime lotesh ne salle. Ndersa gjyqtaret kandidate te Kavajes jane pyetur edhe per seancat gjyqesore qe dyshohet se kane zhvilluar ne Burgun e Rrogozhines, qe eshte e kunderligjshme, por nuk kane qene te gatshem te jepnin nje pergjigje te sakte, duke lene te kuptohet se edhe mund te kishte ndodhur.
R.C