E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pse riskoj me emra te panjohur"

Anisa Ymeri

Suksesi dhe deshtimi i nje shfaqjeje "i perplaset" aktorit, ndonese eshte regjisori, ai qe e gatuan mire a keq brumin. Albert Minga ka riskuar se tepermi kur te "Pamje nga ura", shfaqja qe ka ndjelle jo pak publik ne 32 veniet e saj ne skene. Regjisori i shfaqjes, Albert Minga, shprehet: "Puna eshte e bukur, pasi risku me suksesin jane bashke. Gjithmone kam riskuar, duke marre aktore te rinj ne filmat e mi. Kam pare Olta Gixharin ne nje shfaqje ne akademi dhe ka pasur nje rol tejet interesant. Nese do dije te jete me kembe ne toke, them pa frike se do te jete e ardhmja e teatrit dhe kinemase sone". E, vec te tjerash, regjisori "hedh drite" mbi veshtiresite e medha qe i duhet te kaloje deri ne ngjitjen ne skene te nje shfaqjeje. Por eshte pune e shperblyer ama, pasi publiku nuk ka qene aspak indiferent, duke u shnderruar ne deshmine e madhe se ai e do ende teatrin kur teatri ka c't'i ofroje.

Cfare ka ndryshuar ne "Pamje nga ura" pas 32 shfaqjeve ne skene?

Nuk ka ndryshuar asgje! Muaj e dite kane ikur dhe shfaqja e ka bere punen e saj. Ka pasur nje besnikeri te madhe nga ana e publikut dhe ka nje fakt shume emocionues, se nje pjese e mire e spektatoreve m'i kthehen shfaqjes edhe tre here, apo me shume. Prec Zogaj, nje spektator jo i zakonshem, e ka pare shfaqjen 5 here! Them se shfaqja ka levizur per mire. Por, pas nje nderprerjeje prej 2 muaj e gjysme, fundjaven qe shkoi, aktoret kane luajtur si ne premiere, pasi ishte shfaqja e 32 dhe emocionet kane qene teper te medha per aktoret nga pritja e publikut.

Qe do te thote se nuk eshte publiku ai qe eshte larguar, po teatri e ka larguar ate...

Kolege te mi apo dhe administrata e teatrove gjithandej, jo rralle artikulojne se publiku eshte larguar. Por une i permbahem nje mendimi te shprehur ne nje artikull te nje te perditshmeje, ku shkruhej se, "nuk eshte larguar publiku nga teatri, por teatri nga publiku". E keshtu, pergatitja e nje repertori interesant per publikun, eshte baza e punes qe do te percaktoje ecurine e afrimit te publikut. Nje shfaqje nuk behet per tekat dhe per te treguar kulturen e nje regjisori, per sjelljen e nje autori modern e qe mesazhet jane larg publikut. Dhe vepra e artit nuk mund te jetoje nese nuk krijon kontaktin me publikun. E nese kjo do te ndodhte, do te thote se arti do te vdiste. Kjo ndodh kur meraqet e autorit jane afer publikut, te salles.

Eshte bere e udhes qe para cdo shfaqjeje te kete nje bum deklaratash per suksesin e madh qe pritet te jete, me ju pse nuk ndodhi keshtu?

Jo per te bere modestin, me siguri. Teatri, duke qene nje art sintetik, ashtu si edhe kinemaja, duke qene nje art konkret, te gjitha gjerat qe t'i mund te vertetosh ndaj punes tende ne kontakt me publiku dhe keto nuk vertetohen, atehere do te thote qe regjisori te luaj me blofin. E mua s'me pelqen dicka e tille. Me shume jam i kenaqur qe arritjet apo mosarritjet e shfaqjes te vijne si rezultat i verifikimit qe ben publiku ndaj shfaqjes. Fare mire mund te jepja shume te dhena, veshtiresi, elemente te rinj... duke harruar qe ne pergjithesi teatri shqiptar dhe ne vecanti Teatri Kombetar ka pervoje te jashtezakonshme dhe ky nuk eshte slogan, por nje e vertete e madhe. Shfaqje te llojit "Arturo Ui" jane te paperseritshme me gjthe problemet e jashtezakonshme regjisoriale per t'u zgjidhur dhe vizuale, pra skenografike. Apo shfaqje unikale "Nata e dymbedhjete", ku aktoret kendojne, eshte Yllka Mujo atje..., por thelbi eshte se sa e thjeshte eshte regjisura per te komunikuar me publikun. E ne shijet e mia personale, regjisura nuk duhet te bertase.

Suksesi dhe deshtimi i regjisorit jane aktoret, ku bie edhe vemendja e madhe e publikut. Si qendron ky raport?

Mund te bej nje krahasim mes trajnerit dhe lojtarit. Pasi regjisori "fshihet" pas aktorit, jane te denuar, pasi kontakti i te gjitha ideve te tyre eshte me ta. Suksesi dhe mossuksesi eshte i tij dhe kjo tregon rendesine e madhe qe ka puna me te. Por nje sy qe di ta shijoje nje shfaqje, di te percaktoje se cila eshte puna e tij. Brumi yne eshte aktori.

Po sa i takon riskut te aktoreve te rinj, Oltes qe ishte perkrah Fllokos e Mujos, pati shume dilema?

Puna eshte e bukur, pasi risku me suksesin jane bashke. Gjithmone kam riskuar, duke marre aktore te rinj ne filmat e mi, edhe ne filmin tim te pare artistik kam pasur Vangjel Tocen e me pas edhe te "Porta Eva" aktoren ruse, fare te paafirmuar. Kam qene nje muaj ne kohen kur Timo punonte ne akademi me shfaqjen e Uilliams, "Tramvaji i fundit quhet deshire", dhe Olta atje ka pasur nje rol teper interesant. Nese do jete nje vajze me kembe ne toke dhe te dije te zgjedhe, do te jete e ardhmja e teatrit dhe kinemase shqiptare. Pasi vec talentit, ajo ka nje luks se eshte e hijshme. Aktoret e tjere ne fakt i kane krijuar nje komoditet te madh Timos per te punuar, pasi ai ka nje personazh teper te veshtire. Ai ka vlera te jashtezakonshme dhe me kete s'po them asgje te re. E vlera e tij me e madhe eshte fakti qe ai eshte nga te rrallet aktore qe ka nje formim kulturor kaq te madh. E krahas Timos, nje prej personazheve me te fuqishme e ka edhe Yllka Mujo ne kete shfaqje, me nje fuqi interpretuese te jashtezakonshme. Por edhe Fatos Sela. Ndersa Bujar Asqeriu ka deshmuar se nuk ka role te medha e te vogla.

Dikur ishte Piro Mani

"Pamje nga ura" nuk u ngjit per te paren here ne vitin 2007 ne nje skene shqiptare. dekada me pare, nje prej regjisoreve qe ka lene gjurme te pashlyeshme ne teatrin shqiptar, Piro Mani e ka vene ne skene me teatrin e Korces. Regjisori Albert Minga ndalet ne kete pike, duke rrefyer: "Ate shfaqje e kam pare ne vitin 1963, ne Vlore, kur isha vecse nje maturant dhe e kam pelqyer me optiken dhe logjiken e nje maturanti me ate informacion qe kisha per Milerin. Me eshte dukur magji!". Duke mos lene kurrsesi pa permendur se faktin se ky fakt i ben nder teatrit shqiptar dhe Piro Manit. Me shume rendesi dhe qe vlen te theksohet, sipas Minges, eshte fakti se ne vitin 1963 eshte vene "Pamje nga ura" e dramaturgut te imperializmit amerikan. Tekst me probleme jo vetem per realitetin shqiptar, por edhe ate amerikan, pasi konsiderohej drame incesti etj.

Rrugetimi i shfaqjes

Skena e Teatrit Kombetar edhe kete fundjave do te jete "e pushtuar" nga shfaqja qe u shnderrua ne deshmi se publiku deshiron teper te jete afer teatrit. Regjisori i "Pamje nga ura", tregon se, pas 3 shfaqjeve te kesaj fundjave ne teater, nje ftese ka nga Bashkia e Korces, qe shfaqja te shkele edhe ne skenen e teatrit "A.Z.Cajupi", per te qene edhe prane publikut korcare ne fillim te muajit maj. Pas dy muajsh qe nuk kishte shkelur ne skene, drama e Milerit mbushi serish sallen e madhe te Teatrit Kombetar. E per te mburritur deri ketu, regjisori se ka pasur aspak te lehte, ndaj edhe rrefen: "I kerkova skenografit Agim Zajmi qe shfaqjen ta ndertonim mbi metaforen e ures. Ura qe te con drejt asaj qe njeriu aspiron! Ideja ishte qe te gjithe personazhet te ishin nen kembet e asaj ure, midis endrres dhe zhgjendrres".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›