E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sali Shijaku rrefehet pas plagosjes ne Mullet

Anisa Ymeri

Ne oret e vona te mbremjes, Piktorin e Popullit, Sali Shijaku, e gjen vetem ne studion e tij, por dje i duhej te hiqte dore prej zakonit te pernatshem. Pasditen e se dieles, piktori Shijaku, teksa projektonte shkallet per te shkuar ne papafingon e shtepise, ne afersi te pjatelit ne Mullet, u godit nga nje plumb ne kembe. I eshte dashur ta kaloje naten e se dieles ne Spitalin Ushtarak te Tiranes dhe pasdite eshte kthyer ne shtepine e tij. Ai rralle flet per mediat, por kete here plumbi qe e goditi ne kofshe, beri qe piktori te ngreje zerin dhe te thote fjalen e tij. Qendron i shtrire ne dhomen e tij te gjumit, ku nuk ka se si te mungojne pikturat, dhe ne dore mban projektin, qe ishte duke bere ne momentin kur plumbi e goditi ne kofshe. E megjithe plagen e marre, nuk e ka humbur sensin e humorit. Qesh teksa tregon rrefen per ne, momentin e plagosjes ne shtepine e tij ne fshat. Shoku i momentit per ate goditje te tij s'mund te shmangej, e megjithate, tani kur ai gjendet ne shtrat, me kemben e fashuar, ka nje tjeter shqetesim me te madh, qe se paku ky rrezik i deritanishem te mos jete me. Pasi ai ka shtepine e tij atje dhe s'mund te mos kthehet me, kur kemba e tij te jete sheruar. I duhet t'i kthehet serish telajos per ndonje peizazh apo fletores se tij te vizatimit per te vijuar ndertimin e shkalleve per t'u ngjitur ne papafingon e shtepise se tij. Te shtenat mesohet se kane vijuar qe ne oret e para te dites, por pasdite ato jane shpeshtuar.

Z. Shijaku, cfare ishit duke bere ne ate moment?

Po vizatoja. Po beja nje projekt perballe mullirit, ku kam edhe shtepine time ne Mullet. Ai eshte nje projekt i cili ndryshon cdo dite ne fakt, e ne ate moment po mundohesha t'i jepja nje tjeter zgjidhje shkalleve qe te cojne ne papafingon e shtepise. Mua me plagosi nje plumb rikoshet, por qe ishte shume i madh. Ndaj edhe eshte absurde qe me ate lloj plumbi te gjuash edhe ne pjatel. Dje kane shtene vazhdimisht, prej mengjesit e deri pasdite vone, kur ndodhi edhe plagosja ime.

Ne cilen pjese te trupit jeni lenduar?

Plumbi me ra ne rreze te kofshes te cilen e kam krejt te fashuar ne keto momente. Ka qene ende brenda kur shkuam ne spital. Ate plumb e moren specialistet e ekspertizes ligjore e ne momentin qe mjeket e nxorren ishte ende teper i nxehte. Por une nuk jam i vetmi qe jam plagosur, vetem se rasti im ishte me i rende dhe po behet publik. Edhe nusen e djalit e kane goditur pak kohe me pare, por ishte me pasoja me te vogla, pasi kane qene sacme.

Nga zhurmat qe dyshonit, cfare arme mendoni se ishte?

Une jam vet gjuetar dhe e dalloj mire se te shtenat kane qene me cifte. Dallohet nga zhurma. Disa here dukej qe ishte arme zjarri, sepse plumbat fluturonin. Filluan qe paradite e deri pasdite vone kur edhe njeri prej plumbave me plagosi. Pas te shtenave te shumta, larguam edhe femijet pasi, ishte e diel dhe shkuam ne shtepine e fshatit. Ne fund mbetem vetem pak veta. Une po vizatoja dhe djali po kosiste barin. Megjithese ju thame jo rralle te pushonin, nuk na degjuan dhe vijuan deri ne momentin qe ndodhi plagosja. Dukej qe ishte arme zjarri, pasi edhe deget e pemeve keputeshin nga forca shume e madhe e plumbave.

Jo rralle shkoni ne shtepine tuaj prane pjatelit edhe per te pikturuar...

Po, shkoj gjithmone e pervecse pushoj pak edhe pikturoj. Kam peizazhe kryesisht, natyre te qete dhe pse ne numer nuk jane shume tablo.

Jeni ankuar gjekundi per kete shqetesimi tuajin?

Ky eshte nje shqetesim qe ne e kemi pasur prej vitesh dhe e kemi ngritur zerin jo pak per kete, por duket se askush nuk na ka degjuar. Edhe peticion te Kryeministri kemi cuar per te gjetur nje zgjidhje, edhe pse ka shume kohe qe e kemi cuar, ja se cili eshte rezultati i tij. Nuk ka pasur aspak sensibilitet edhe ne kohen e qeverise se meparshme edhe tani. Atu vijon puna normalisht dhe asgje duket se s'ka per te ndryshuar.

Tani qe ndodhi kjo, ju per cfare e ngrini me shume zerin?

Pjateli apo ai poligon qitjeje eshte jashte cdolloj rregulli, pasi ajo eshte nje zone e banuar dhe s'mund te behet pjatel ne mes te 5 fshatrave dhe fshataret e zones thone vazhdimisht qe femijet jane perhere te frikesuar, pasi ne cdo moment degjojne te shtenat e pjatelit. Une jam gjuetar dhe si rregull ne 500 meter, ai duhet ta veje ciften ne krah, ndaj edhe s'mund te shtihesh ne afersi 100 apo 150 metra me shtepine e tjetrit. Per me teper kur shihej fare mire se ne ishim te gjithe jashte dhe po korrnim, apo une qe po vizatoja nje projekt te papafingos per ne shtepi. Kjo eshte e gjithe antiligjore si licence dhe ne asnje vend nuk ndodh dicka e tille.

Dhe pse i plagosur, ju shoh qe s'i hiqni projektet apo librat nga dora?

Po c'mund te beje nje njeri i shtrire. Do lexoje dhe do mendoje ndopak. Po ama edhe kur nuk kam penel ne dore edhe mund te krijoj. Nuk eshte e thene te kem penel te dore per te krijuar. Tani po mendoj se c'mund te bej me mire ne kete projekt qe isha duke bere ne kohen kur me kapi plumbi.

Ishte papafingo projekti qe kishit ne dore apo jo?

Po qe te hipesh ne papafingo duhet qe te kete shkalle per t'u ngjitur. Ne ate moment kete ceshtje isha duke menduar, dhe po projektoja se si mund t'i jepja zgjidhjen me te mire.

Liri Berisha premton zgjidhje

Pas peticionit te derguar nga 60 kryefamiljare te zones, Kryeministrit Berisha ne vitin 2006 ka qene ne shtepine time dhe znj. Liri Berisha. Piktori Shijaku shprehet se, "znj. Berisha ka qene per nje vizite ne shtepine time, ku edhe premtoi se do te interesohej direkt qe ky shqetesimi i yni te merrte zgjidhje sa me shpejte. Por ja qe nuk qe keshtu". Ai vijon duke thene: "Te pjateli sa here qe ndodh ndonje lendim apo plagosje e tille rrine disa dita pushim dhe sapo te harrohet paksa, fillon serish". Duke treguar se ka pasur edhe femije te lenduar nga plumbat qe fluturojne nga pjateli.

Orgesi: Nuk erdhi ambulance ne fshat

Plagosja e piktorit Sali Shijaku ka ndodhur rreth ores 17:30 dhe menjehere djali i tij, Orgesi, tregon se lajmeruan ambulancen. Mirepo ju eshte dashur qe te perdorin automjetin e tyre, ndonese mund te ishte me teper rrezik per shendetin e piktorit, pasi shprehimisht ju eshte thene: "Ambulanca vonon, ndaj eshte me mire ta nisni me mjetet tuaja". Kete fakt e pohon edhe vete piktori, i cili, tani duket se e ka kaluar periudhen e shokut te momentit. Ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, Sali Shijaku ka qendruar mbremjen e se dieles per t'u kthyer pasditen e djeshme ne shtepi.

Jeta e familjes Shijaku ne fshat

Familjet Shijaku ishin ne shtepine e tyre. Pas drekes, ata tregojne se i larguan femijet nga frika e te shtenave, dhe vet vijuan te merreshin me punet. Ndersa piktori merrej me zgjidhjen e skemes per shkallet e papafingos, djali e nipi i tij vijonin me kositjen e barit dhe ndertimin e gardhit per te siguruar pronen e tyre. Ndonese te shqetesuar, s'mund te merrej me mend se do te ndodhte ajo qe ndodhi. Ndaj edhe nipi i tij shprehet jo pa shqetesim se, "ka pasur jo pak peticione pergjate ketyre koheve, dhe pikerisht per te mos ndodhur e keqja, por ja qe e keqja ndodhi". Shtepia e Shijakut nga pjateli eshte vetem 150 meter larg, ndaj edhe per ta eshte nje kercenim shume me i madh se per banoret e tjere te fshatrave perreth. Paralajmerimet dhe shqetesimi i banoreve te zones nuk ka munguar dhe kete e deshmojne edhe peticionet. Pikerisht per te mos i gjetur e keqja dhe gjeti piktorin Sali Shijaku. Jo pak te rrezikuar nga ky pjatel jane edhe femijet qe per te shkuar ne shkolle, e cila gjendet ne afersi te gardes, ju duhet te kalojne fare prane poligonit te qitjes, pasi kane kapercyer lumin ne mes te fshatrave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›