Surroi Beogradi nuk e ka fshehur synimin per ndarjen e Kosoves

Publicisti Veton Surroi shef i Klubit per Politike te Jashtme tha ne nje interviste per Zerin e Amerikes se Beogradi nuk e ka fshehur synimin e tij per ndarjen e Kosoves. Ai tha se ky synim eshte pasqyruar edhe ne veprimet e diteve te fundit ne veri ku po mbahen te bllokuara rruget kryesore me organizimin e Beogradit. Ne nje interviste dhene korrespondenti tone ne Prishtine Besim Abazi zoti Surroi tha se Kosova dhe Serbia e kane nje konflikt te paperfunduar i cili duhet te permbyllet ne nje tryeze te bisedimeve.
Zeri i Amerikes Zoti Surroi tash me shume se nje jave veriu i Kosoves eshte perfshire nga tensione te larta. Sipas pikepamjes suaj cili mund te jete perfundimi i ketyre zhvillimeve
Veton Surroi Perfundim ne fakt nuk do te kete per kete segment te problemit. Ky eshte problem i cili lidhet drejtperdrejt me marredheniet ndermjet Kosoves dhe Serbise. Keshtu qe ky segment i rendesishem do te vendoset brenda kontekstit te negociatave mes Kosoves dhe Serbise. Problemi per analize dhe per vendosjen e procesit negociator eshte se ne cfare marreveshjesh te ndermjetme do te arrihet per vendosjen e nje lloj normaliteti nese mund te quhet i tille ne vendkalimet 1 dhe 31 dhe a do te kete vendosje te institucioneve kosovare pa negociata apo me negociata. Me duket se ne kete faze eshte e qarte se KFOR-i eshte i vetmi institucion legjitim ne ate pjese te Kosoves por KFOR-i nuk eshte i mjaftueshem. KFOR-i nuk e siguron rendin dhe ligjshmerine civile. KFOR-i krijon permasat e sigurise bazike.
Zeri i Amerikes A ka gjase dialogu pas ketyre zhvillimeve
Veton Surroi Dialogu ashti sic ka filluar ka filluar mbrapsht. Nuk ka pasur nje pergatitje te duhur nga ana e Kosoves. Kosova ka hyre e papergatitur dhe pa ndonje iniciative te veten pa ndonje platforme te veten. Ka hyre me nje platforme e cila nuk i konvenon Kosoves. Dhe kjo qe ndodh tash eshte rrjedhe normale e nje mospergatitjeje. Dialogu gjegjesisht mos ta quajme dialog por nje proces negociator mes Kosoves dhe Serbise duhet te ndodhe. Duhet te ndodhe ne forme shume me serioze sesa qe eshte bere deri me sot dhe duhet te behet me iniciative me platforme kosovare me kerkesa te qarta te te arriturave kosovare si ne aspektin e normalizimit te marredhenieve me Serbine ashtu edhe ne aspektin e normalizimit te marredhenieve me Brukselin
Zeri i Amerikes Nese duhet nje proces i ri qe ju e quani proces negociues a nenkupton kjo qe veriu tashme eshte shnderruar ne nje teme qe duhet te jete mbase e para ne negociata
Veton Surroi Kosova ka pranuar ne forme mendjelehte qe procesi i normalizimit me Serbine te trajtohet prej teme ne teme prej ceshtjes ne ceshtje e jo te trajtohet si nje teresi e cila do zgjidhje. Kosova dhe Serbia e kane nje konflikt te paperfunduar. Ai konflikt duhet te perfundoje. Perfundim i atij konflikti duhet te behet ne nje tryeze te bisedimeve. Optimalja e cila nuk mund te mberrihet sot eshte qe mes dy shteteve te nenshkruhet nje traktat paqeje dhe bashkepunimi te mire fqinjesore. Por ne mungese te ketyre duhet gjetur marreveshje te tjera qe shpijne ne nje ta ardhme drejt nje traktati. Marrja prej teme ne teme e rrezikon pa nevoje gjendjen edhe ashtu te brishte ne Kosove dhe e kufizon sovranitetin edhe ashtu te kufizuar te Kosoves. Po e marr nje shembull te thjeshte ne Bruksel kot se koti delegacioni yne ka pranuar qe Serbia dhe Kosova te administrojne se bashku regjistrin civil. Nderkohe qe kjo eshte prone e Kosoves ekskluzive eshte prone e sovranitetit te Kosoves. Ne kete forme mendjelehtesia negociatore shpie drejt rezultateve negative.
Zeri i Amerikes Thate se duhet nje proces negociator jo vetem me Serbine por edhe BE-ne. Diteve te fundit kishte nje qasje te BE-se qe ishte kundershtues nga veprimeve te Kosoves dhe kerkoi kthimin prapa qe u hodh kategorikisht poshte nga Prishtina. A ka hyre Kosove ne nje faze te re te marredhenieve te reja me BE-ne A jane rrezikuar keto marredhenie
Veton Surroi Duhet ikur prej formulimeve historike se tash kemi hyre ne nje faze te re historike kemi hyre ne nje faze ku nuk kthehemi mbrapa etj etj. Fakti se nuk do te kthehet gjendja para 25 korrikut nuk do te thote se do te behet me e mire. Mund te behet edhe me e keqe. eshtja eshte se si te sigurohet nje gjendje qe eshte edhe me perparimtare e jo ne nje faze e cila mund te jete prapakthim. Kosova mund ti krijoje vetes ndonese e ka shume te veshtire nje pozicion me te mire. Por ka mundesi qe tu krijoje vetes nje pozicion edhe me te veshtire edhe me te keq. eshtja eshte se si do te veproje. Nese ate cka shoh une se nuk jam mbase me i informuari veprimet e Kosoves nuk jane pjese e nje koncepti te studiuar mire por jane veprime qe behen dite pas dite ne nje aspekt edhe improvizues. eshtja eshte tash se si te kthehet kjo gjendje ne nje politike te mencur shteterore e cila e zhvillon e nxjerre problemin nga gjendja ku eshte sot dhe e vendose ne nje proces i cili siguron sovranitetin e Kosoves i cili siguron nje marreveshje me bashkesine nderkombetare fundi i fundit nje perkrahje nga bashkesia nderkombetare te nevojshme per te mberritur deri aty.
Zeri i Amerikes A ishte operacioni i njesive te posacme te policise nje perpjekje e tille per vendosjen e sovranitetit te Kosoves
Veton Surroi Sovraniteti nuk behet me nje operacion njeditesh policor. Sovraniteti vendoset ne nje proces me afatgjate dhe ka nevoje per nje politike te menduar mire te sigurise. Sepse nese do te vendosni polici rregull rend doganiere ne veri duhet krijuar furnizimi i tyre duhet krijuar mundesia e sigurise se tyre duhet krijuar mundesia qe krejt ky operacion te kete edhe perkrahjen e bashkesise nderkombetare. KFOR-i do te duhej ti mbronte doganieret tane atje ne gjendjen cfare eshte. Te gjitha keto kerkojne nje parapergatitje te sigurise nje parapergatitje politike. Kjo do te thote qe aksioni policor te kete nje mbeshtetje politike per legalitetin dhe legjitimitetin e ketij operacioni i cili eshte nga aspekti jone i padyshimte.
Zeri i Amerikes Aktualisht ne veri eshte nje gjendje deri diku e ngrire ne njeren ane eshte KFOR-i ne pikat kufitare ndersa ne anen tjeter jane bllokadat qe vazhdojne te mbahen nga banoret serbe. A ka potencial shperthimi ne veri te nje spiraleje tjeter te dhunes
Veton Surroi Potenciali ekziston. shte e natyrshme qe nuk i konvenon kujt qe kjo ceshtje te degjeneroje ne dhune. Por po ashtu eshte e qarte se nuk mund qe per hir te kesaj te pares te tolerohet dhuna e organizuar e institucionalizuar nga ana e Beogradit. Spontaniteti i vendosjes se barrikadave jane perralla te cilat i kemi degjuar nga lufta ne Kroaci e deri me sot. Mos te na tregoje kush se keto barrikada vendosen sepse dikush komshiu me komshiun jane marre vesh per kete pune. Por ekziston nje strukture e organizuar e dirigjuar e financuar me nje perkrahje te forte logjistike nga Beogradi dhe se fundi sic pame edhe me nje perkrahje politike sepse u deklaruan te dy te derguarit e Beogradit ne perkrahje te barrikadave duke kerkuar madje qe te vazhdojne dhe te intensifikohen. Nje forme e ketille eshte krejtesisht ne kundershtim me te gjitha parametrat e nje zhvillimi politik demokratik dhe kerkim te zgjidhjeve paqesore. Kjo gjendje nuk mund te balancohet ndonese po balancohet artificialisht dhe thuhet edhe Beogradi edhe Prishtina duhet te qetesojne situaten. Prishtina nuk eshte duke vendosur barrikada. Aktualisht Prishtina as qe ka ndonje zyrtar te vetin kurrkund ne veri te lumit Iber. Ndersa Beogradi po nderhyne si ne bahce te babes dhe po nderhyn drejtpersedrejti kunder forcave te NATO-s.
Zeri i Amerikes A po artikulohet me keto veprime te Beogradit synimi i tij per ndarjen e Kosoves
Veton Surroi Beogradi nuk e ka fshehur kete pune dhe rreziku me i madh per Beogradin sic e shohin ata eshte nje normalitet edhe me i vogel ne funksionim ne veri sepse normaliteti me i vogel i funksionimit ne veri qofte edhe pa pranine e instancave kosovare e nxjerr ceshtjen jashte negociatave. Qellimi i Beogradit eshte ne menyre te perhershme qe kjo te jete prej atuve me te forta ne procesin negociator. Kosova po te kishte vendosur doganieret e vet dhe policet e vet me 17 shkurt 2008 para tre vjetesh kjo ceshtje nuk do te behej fare objekt i negociatave as bisedave as ndonje gjeje tjeter.
Zeri i Amerikes Dhe a mund te realizohet nje aspirate e tille e Beogradit pavaresisht deklarimeve nderkombetare se ndarja e Kosoves nuk eshte e mundur
Veton Surroi Ne jemi ne nje gjendje sot ku per shkak te mangesive te drejtperdrejta te politikes kosovare per shkak te mangesive te drejtperdrejta te pranise nderkombetare ne Kosove veriu i Kosoves eshte vendosur si nje territor jashteligjor dhe rrjedhimisht do te kerkoje zgjidhje te tjera prej zgjidhjeve qe behen ne jug te lumit Iber. Kjo eshte nje intence e perhershme e Beogradit. eshtja e rendesishme per Kosoven eshte qe nga ky proces i cili po zhvillohet te mos dale me nje veri me te cilin preokupohet gjithmone dhe gjithmone behet pjese e negociatave. Kosova ka nevoje qe procesi negociator me Beogradin te jete gjitheperfshires mos te merret me tema vec e vec te kerkoje te vendose parimet e rregullimit te marredhenieve mes dy shteteve dhe qe keto parime te kene bekimin e bashkesise nderkombetare. Ne mungese te nje marreveshjeje te ketille Kosova do te merret here me veriun here me njeren komune here me nje fshat qe nuk pajtohet me nje pune dhe nje vend i cili merret ne forme te ketille nuk krijon funksionalitetin e veprimit te vet dhe vepron ne dem te interesave te qytetareve te vet.