Zjarr në shkurre, vdes nga asfiksia 23 vjecari
FIER-Një 23-vjecar ka humbur jetën si pasojë e zjarrit të rënë buzë rrugës në autostradën Fier-Lushnjë. Burime të policisë së Fierit bëjnë me dije se zjarri ka rënë rreth orës 15:30 në fshatin Kallm të Fierit, ndërsa viktima është identifikuar si Edison Driza.
Flaket e zjarrit kishin përfshirë një kanal në anë të rrugës në të cilin ndodheshin mbetje hidrokarburesh dhe barishte, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e tij me shpejtësi. Mësohet se 23 vjecari ka qene duke kaluar me motor në këtë segment rrugor gjatë momentit të zjarrit dhe dyshohet se është asfiksuar si pasojë e tymit. Asfiksia ka bërë që i riu të humbasë kontrollin e motorrit dhe të bjerë në kanalin e përfshirë nga flakët, duke mos dalë dot më prej tij.
Trupi i pajetë i 23 vjecarit është parë nga banorë të zonës të cilët kanë tentuar të shuajnë flakët dhe kanë njoftuar me pas policinë. Gjithsesi trupi i viktimes do t’i nenshtrohet ekspertizes mjeko-ligjore.
(d.b/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Tiranë, gjendet kufoma e një 21-vjecari tek liqeni Artificial