E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, gjendet kufoma e një 20-vjecari tek liqeni Artificial

TIRANË- Një i ri rreth 21-vjec është gjetur mesditën e sotme i pajetë në afërsi të liqenit artificial.

Mesohet se ai eshte shtetasi Urim Troçi i moshës 21 vjeç. Ndërkohë që policia e Tiranës bën me dije se trupi i pajetë është gjetur i djegur, pranë një vatre zjarri në afërsi të liqenit Artificial. Minutat e para te gjetjes së trupit ka qene e vështirë të identifikohet viktima, pasi trupi ka qënë i karbonizuar në pjesën më të madhe të tij.

Blutë e kryeqytetit po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë. Pista e parë e hetimeve do përqendrohet tek një djegie aksidentale, që mund të ketë ardhur pas qëndrimit të 21-vjecarit afër zjarrit, ndërsa pista e dytë është ajo e vetëdjegies.

Aktualisht trupi i të riut është dërguar në morgun e spitalit të tiranës, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

(m.a/d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›