Haxhinasto pret Jiechi: Do heqim vizat me Kinën
TIRANE-Marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Kinën do të finalizohen duke rritur më tej bashkëpunimin ekonomik dhe heqjen e vizave për shtetasit kinezë. Kështu ka deklaruar sot Ministri i Jashtëm dhe njëkohësisht zëvëndëskryeministri i vendit, Edmond Haxhinasto gjatë një konference të përbashkët për shtyp ne Tirane me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kinës, Yang Jiechi.
Pasi vlerësuan lart marrdhëniet e bashkëpunimit ekonomik, politik mes Shqipërisë dhe Kinës, të dy personalitetet theksuan se do të rrisin më tej këtë bashkëpunim.
“T'ja trashëgojmë këtë bashkëpunim të fuqishëm dhe brezave që do vijnë" theksoi Jiechi.
Pyetjes së kur do të hiqen vizat me Kinën ashtu sikurse Shqipqria i hoqi me Tajlandën, Haxhinasto tha se ky proces është në rrugë të mbarë.
“Shqiptarët sot lëvizin të lirë pa viza sipas hapësirës që u lejohet nga BE. Ndërkohë ne kemi shkurtuar kohën e dhënies së vizave për qytetarët e Kinës dhe jemi në rrugë të mbarë për heqjen e vizave për shtetasit kinezë me qëllim lëvizjen lirshëm të qytetarëve të të dy vendeve”.
Haxhinasto ndër të tjera i theksoi homologut kinez se marrdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve duhet të përkthehen në bashkëpunim edhe më të fortë ekonomik dhe politik.
"I vleresoj marrdhëniet e shkëlqyera që kemi dhe miqësinë tradicionale mes dy vendeve tona. Kjo klimë e shkëqyer sigurisht që duhet përkthyer në një bashkëpunim ekonomik politik që është duke ndodhur, Kina ëstë vendi i tretë me potenciale të mëdha që bashkëpunon fuqishëm me ne".
Kurse Ministri Jiechi u shpreh se duke luajtur mirë shkëmbimet ekonomike do të ndërtohet klima e përshtatshme për të gjitha bashkëpunimet e tjera. Ai gjithashtu u shpreh i kënaqur nga ftesa për të ardhur në Shqipëri ndërsa komplimentoi Tiranën si qytet shumë të bukur.
Për Ministrin kinez Shqipëria përfaqëson në Ballkan vendin shembull të ruajtjes së marrdhënieve të shkëqyera me vendet fqinje dhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Rajon.
Sipas Jiechi, vendi jonë tashmë ndodhet në rrugën e pakthyeshme te integrimit në Bashkimin Europian.
(d.b/BalkanWeb)