E Diel, 1 Nëntor 2026

Sushiç: Një pikë në Rumani, pastaj mundim Shqipërinë

BOSNJE- Trajneri i Bosnjë-Hercegovinës, Safet Sushiç, pret fitore një ndaj Shqipërisë dhe minimumi barazim ndaj Rumanisë. Bosnja do të luajë më 3 qershor në Bukuresht kundër rumunëve të Razvan Luçeskut, ndërsa katër ditë më vonë do të presë Shqipërinë në Zenica. Të dy këto ndeshje janë kualifikuese për “Euro 2012”, teksa Bosnja shihet si një favoritet e grupit D për t’u kualifikuar. Sushiç thotë se më e mira do të ishin gjashtë pikë nga këto dy sfida, “por edhe katër, - vlerëson ai, - nuk do të ishin pak për të shmangur përfundimisht konkurrencën e Rumanisë dhe Shqipërisë për vendin e dytë në Grupin D”. “Varianti ideal do të ishte të merrnim gjashtë pikë nga ndeshjet me Rumaninë e Shqipërinë, por edhe katër nuk do të ishte keq. Një pikë në Rumani, mjafton. Më pas dy ndeshjet me Bjellorusinë do të përcaktonin se kush do të zinte vendin e dytë në grup”, ka thënë trajneri Sushiç, shkruan të hënën gazeta boshnjake “San”. Bosnja bën pjesë në Grupin D të Euro 2012 dhe tani është e katërta me 7 pikë, një më pak se Shqipëria e Bjellorusia, por ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›