E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbytet anija në Porto Romano, 2 të vdekur dhe 1 i zhdukur

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Porto Romano ku një anije çisternë ka marrë flakë dhe vetëm 60 minuta më pas është mbytur. Anija çisternë "Edirne" me flamur të Sierra Leones, me 15 anëtarë në bord është mbytur 6 milje larg Portit të Durrësit ndërsa ekuipazhi i saj përbëhej nga shtetas gjeorgjanë, ukrainas dhe nga Azerbaxhani.

Sipas informacioneve më të fundit si pasojë e mbytjes së anijes kanë humbur jetën dy prej pjesëtarëve të ekuipazhit, përkatësisht kapitenit dhe njëri nga marinarët, një person rezulton i zhdukur, ndërsa 12 pjesëtarët e tjerë janë evakuuar. Mësohet se trupi i pajetë i dy prej antarëve të ekuipazhit janë nxjerrë nga uji ndërsa ende po kërkohet antari tjetër i ekuipazhit i cili rezulton i zhdukur.
 

Dymbëdhjetë pjesëtarët e shpëtuar të ekuipazhit të anijes "Edirne" ndodhen në spitalin rajonal të Durrësit ku po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dëshmive të tyre kapiteni i cili deri në këto moment rezulton i zhdukur nuk ka pranuar të zbresë nga anija me varkat e shpëtimit deri në momentin e fundit kur ka ndodhur edhe mbytja.
 

Anija çisternë ka shkarkuar 3 ditë më parë një ngarkesë prej 3500 tonë karburant dhe ishte duke u larguar nga vendi ynë kur papritur ka marrë flakë si pasojë e një shpërthimi brenda saj dhe më pas është fundosur e tëra.

Dyshohet se shkak për fundojen e anijes është bërë shpërthimi i gazit brenda anijes çisternë në momentin kur pjesëtarë të ekuipazhit ishin duke pastruar tankerat, të cilat shërbejnë për të mbajtur karburantin.

Ndërkohë 5 mjetet lundruese të policisë kufitare po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të dy pjesëtarëve të ekuipazhit të anijes, përkatësisht të kapitetinit dhe të oficerit të parë që deri më tani rezultojnë të zhdukur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›