Suxho e SHBA fitojnë "Four Nations"
Donald Suxho dhe kombëtarja e meshkujve të volejbollit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë fituar trofeun "Four Nations", të zhvilluar në Leipzig të Gjermanisë. Në këtë aktivitet morën pjesë SHBA, Gjermania, Republika Çeke dhe Kina. Amerikanët kanë vendosur edhe një rekord të ri në historinë e tyre të volejbollit, pasi në tri ndeshjet e zhvilluara ata kanë humbur vetëm katër sete. Pikërisht ky ka qenë edhe çelsi i suksesit për përfaqësuesen ku militon 32-vjeçari i lindur në Korçë: SHBA dhe Gjermania kishin grumbulluar të dyja nga 5 pikë në këtë turne, por ndërkohë që amerikanët kishin fituar gjashtë dhe humbur katër sete, vendasit kishin fituar gjashtë dhe humbur pesë të tilla. Suxho ka qenë pjesë e kombëtares së meshkujve të SHBA, pavarësisht se prej një viti ai po ushtron edhe detyrën e ndihmëstrajnerit te skuadra USC Trojans (Universiteti i Kalifornisë Jugore). Organizatori shqiptar, që në edicionin 1995-‘96 ka luajtur edhe me kombëtaren kuqezi ka shënuar dy pikë në takimin vendimtar të luajtur të martën me Gjermaninë.