Reali: I kemi paratë për Kristiano Ronaldon
Ëndrra e Ramon Kalderon për të afruar Kristiano Ronaldon te Reali i Madridit është e realizueshme. Drejtori i përgjithshëm, Miguel Angel Arrojo, tha se klubi nuk do të kishte probleme ekonomike për të blerë yllin e Junajtied. "Madridi ka fondet e nevojshme për të blerë këtë lojtar", tha ai. Tashmë, Reali duhet të presë finalen e Champions dhe vetëm pas saj mund të fillojnë bisedimet. Ronaldo ka kontratë me skuadrën e Ferguson deri në vitin 2012 dhe në klauzolën për prishjen e saj parashikohet që klubet e interesuara për portugezin të paguajnë 70 milionë euro. Çmimi shkon në 127 milionë euro, nëse lojtari rinovon me anglezët.