E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: PPE, denoi dhunen e Rames Rozeta Rapushi

Nderkombetaret ndeshkuan kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama dhe grupin e bllokmeneve te rinj qe e kthyen PS-ne ne nje parti dhune. Keshtu e vleresoi dje rezoluten e Partive Popullore Evropiane, kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat. Duke e vleresuar dhe shprehur mirenjohje per rezoluten e PPE-se, pak dite me pare, Berisha tha se permbajtja e saj eshte nje ndeshkim madhor per Ramen. "Rezoluta denon ne nje rast unik per nje vend te lire qe nga lufta e Dyte Boterore gjer me sot, perpjekjet e zotit Edi Rama ne krye te Partise Socialiste per te permbysur me dhune qeverine legjitime te Shqiperise. Kjo perben nje ndeshkim madhor nderkombetar per kryetarin e Partise Socialiste dhe ate grup bllokmenesh te rinj, qe ne krye te saj e rikthyen Partine Socialiste ne nje parti dhune, taktikash e mjetesh te dhunshme, per te marre pushtetin", u shpreh dje Berisha. Sipas tij, kjo perben njekohesisht nje nga qendrimet me te prera qe eshte mbajtur ndonjehere ne historine e Evropes pas luftes, ndaj nje force politike te nje spektri politik. "Cilado qe kane qene forcat politike, parti e Sheshelit, e Miloshevicit apo e cilitdo, nuk kane te regjistruar nje rezolute, ne te cilen te denojne perpjekjet per te marre me dhune pushtetin", krahasoi ai. Ne kete kuader, kryeministri vleresoi rezoluten e PPE-se, si grupit politik me te madh e me i fuqishem ne Evrope, me 75 parti te qendres se djathte. Sipas kryeministrit, nuk ka dyshime se ky akt i shemtuar demton ne menyre te padiskutueshme jo vetem imazhin, por edhe me shume se imazhin e Shqiperise cenon interesat personale te cdo shqiptari, pavaresisht nga bindjet e tyre politike. "Ky akt, i organizuar me 200-300 bashibozuke, mercenare, te inkriminuar, vrases, perdhunues e trafikante droge, sic rezultojne nga shqyrtimi i policise 321 te tille, rendon e demton interesat personale te cdo qytetari shqiptar, pasi interesat evropiane nuk jane me interesa te pergjithshme apo eterike. Jo! Interesat evropiane te shqiptareve jane interesa personale, familjare, te femijeve, burrave e grave, familjeve, sepse mbi bazen e plotesimit te ketyre interesave, shqiptaret levizin sot te lire ne mbare Evropen, mbi bazen e plotesimit te ketyre interesave, shqiptaret do te kene mbeshtetje shume here me te fuqishme per te realizuar objektivin e tyre, per t'u shnderruar ne vend te zhvilluar", vijoi kreu i qeverise. Duke e lexuar dhe analizuar ne detaje rezoluten e 75 partive te qendres se djathte evropiane, Berisha tha se ajo eshte e paprecedent ne konstatimet e denimet e saj. Berisha garantoi se kjo qeveri do te beje gjithcka dhe do te perdore te gjitha mekanizmat kushtetuese ligjore ne menyre qe asgje te mos mund te bllokoje reformat jetike per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian, jetike per interesat personale.

Krahasimi
Kryeministri Sali Berisha tha se rezoluta e PPE, ne ndeshkim dhe denim ndaj qendrimit te kreut te opozites Edi Rama, eshte rasti i vetem ne historine e pas Luftes se Dyte Boterore, denoi personalisht me emer kryetarin e PS-se, per perdorimin e taktikave dhe mjetet e dhunes, per te permbysur nje qeveri te zgjedhur ne menyre demokratike, ne menyre legjitime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›