E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia te respektoje angazhimet e marra

Ndërsa liderët e tre partive të koalicionit qeverisës grek janë ende të angazhuar për gjetjen e një marrëveshje se si do të kursehen 11,5 miliardë euro të kërkuara nga trojka për periudhën 2013-2014, ministri i Financave greke Jannis Stournaras ka takuar në Berlin homologun e tij Wolfgang Schaoble. Qëllimi i vizitës së palës greke në Gjermani lidhet me kërkesën e Athinës për të kërkuar më shumë kohë në kryerjen e reformave të konsideruara të vështira për popullin helen. Por edhe gjatë këtyre bisedimeve Stournaras nuk ka marrë asnjë premtim për një gjë të tillë. Ministri i financave gjermane nuk ka ndryshuar qëndrim duke i përsëritur edhe njëherë homologut të tij grek se Greqia duhet të realizojë plotësisht refromat e ndërmarra për të përfituar më tej ndihmat nga kreditorët ndërkombëtarë. Gjëja më e rëndësishme ka thënë Shoble është se Greqia duhet të përmbush detyrimet e saj. Ai ka theksuar se vendimi mbi kreditë e reja ndaj Athinës do të merret në bazë të raportit mbi progreset e procesit të reformave nga Greqia që do të prezantohen nga trojka në muajin tetor. Gjithsesi kryefinancieri gjerman e ka quajtur bashkëpunues klimën e takimit me përfaqësuesin e qeverisë greke Jannis Stournaras. Sipas mediave greke Samaras, Venizelos e Kouvelis pritet të takon ditën e mërkurë për të gjetur një mënyrë të përbashkët mbi sektorët se ku do të kryhet ndërhyrja e shkurtimeve për t’i paraqitur ato tek përfaqësuesit e trojkës ditën e premte, ditë ku në Athinë do të jetë i pranishëm edhe presidenti i KiE. Herman Van rompuy. Sipas burimeve mediatike greke mësohet se funksionarët e trojkës do të kërkojnë të tërhiqet plani i parashikuar për shkurtimin e shpenzimeve në sektorin e mbrojtjes dhe administratës publike dhe do të propozojnë që të kryhet reduktime të tjera mbi pensionet. Por nga ana e tyre eksponentë të qeverisë greke kanë shprehur një sërë shqetësimesh  mbi impaktin social që mund të provokojnë masat më të rënda shtrënguese. 
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›