E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orban: Votat, te rinumerohen sic u be ne Amerike Rozeta Rapushi

Kryeministri Hungarez, vendit qe ka presidencen e radhes te Bashkimit Evropian, Viktor Orban, sugjeroi dje qe Shqiperia te ndjeke shembullin e Amerikes, per vleresimin e votave te hedhura ne kutine e gabuar. Nderkohe qe kryeministri Sali Berisha siguroi se do te njohe vendimin e dhene nga Kolegji Zgjedhor per kete ceshtje. Deklaratat te dy kryeministrat, i bene gjate takimit dhe konferences se perbashket per shtyp. "Une nuk dua qe t'i fyej shqiptaret duke nderhyre ne punet e tyre te brendshme, por e vetmja gje qe mund te themi ne parim eshte ne te tilla raste ju lutem mund te beni ate qe kane bere amerikanet. Ka ndodhur nje here, apo jo. E keni pare ne televizor, une e kam pare ne televizor. Ju duhet te shikoni votat, te numeroni votat, fletet e votimit", keshilloi Orban. Sipas tij, eshte gje e mire qe edhe televizioni tashme i trajton keto ceshtje. "Pas kesaj, ju duhet te mbeshteteni rehat-rehat ne karriget e kolltuket tuaja e te lejoni gjykatat te marrin vendimin perkates. Kjo ndodhi ne Amerike. Me falni, por une nuk kam ndonje keshille, sugjerim me te mire, sesa kjo praktike amerikane", theksoi ai. Ndersa kryeministri Sali Berisha, siguroi se krahas zhurmes politike ne Shqiperi, shteti ligjor funksionon normalisht, institucionet e tij garantojne zbatimin e ligjit. "Ceshtja e votave ne kutite e tjera, numerimi i tyre eshte nje ceshtje themelore ndergjegjeje. Politikani, si cdo njeri, ka per detyre te qendroje prapa bindjeve te ndergjegjes se tij. Kjo eshte praktika e vendeve te qyteteruara. Kjo eshte praktika e vendeve qe kane nje tradite 200 vjecare ne zgjedhje dhe nje sistem drejtesie me te fortin", tha Berisha. Sipas tij, edhe mbi bazen e ligjit shqiptar, i cili ne te gjitha percaktimet e tij nuk i perfshin keto vota ne vota te pavlefshme, u kerkua numerimin e tyre. "Por ne themelin e cdo sistemi, ligji baze eshte numerimi i cdo vote. Sot eshte nje gjykim dhe nuk ka asnje medyshje se shteti ligjor do te respektohet ne cdo rast. Pra ne qofte se ne mbrojme bindjet tona, bindja jone me e thelle eshte se nje shoqeri nuk mund te jete e lire pa funksionimin e shtetit ligjor. Keshtu qe ne qendrojme ne respektimit te plote te vendimit te institucioneve, edhe kur na pelqejne edhe kur nuk na pelqejne", beri te qarte kryeministri. Ndersa per sa i perket, historise se bojkotit te Kuvendit nga opozita, kryeministri Hungarez, tregoi nje eksperience te ngjashme ne shtetin e tij. Por qe u zgjidh pas mos pagimit te rrogave pas bojkotit ne Kuvend. Orban theksoi se palet ne Shqiperi duhet te zgjidhin situaten e tensionuar politike ne vend, pavaresisht keshillave te shumta qe behen.

Historia Hungareze me bojkotin e opozites

Bojkoti i deputeteve ne Kuvend, duket se nuk eshte nje praktike e nisur nga opozita shqiptare. Por ne rastet e tjera nuk ka shkuar aq mire. Ne Hungari, ka ndodhur e njejta gje. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha dje se ne zgjedhjet e fundit partia e tij fitoi 2/3 e Parlamentit dhe ishte ne gjendje te miratonte nje Kushtetute te re. "Opozita donte te na bllokonte ne kete nisme, por nuk kishin forcen. Atehere ata vendosen qe te mos merrnin pjese, dolen nga Parlamenti. Por ne fund ne e miratuam dhe kryetari i Parlamentit, thjesht nuk i pagoi deputetet e opozites, meqenese ata nuk kishin marre pjese", rrefeu ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›