E Diel, 1 Nëntor 2026

Urbanët në kryeqytet, qytetarët të asfiksuar nga kushtet



Qytetarët që udhëtojnë me linjat urbane në kryeqytet janë të asfiksuar nga kushtet që përballen çdo ditë gjatë udhëtimit. Vapa e nxehtë e verës dhe mungesa e kondicionerëve në urbanë bën që qytetarët të gjenden përballë problemeve të rënda shëndetësore. Gjendja e tyre nuk përmbush asnjë kusht për ta quajtur një urban si mjet udhëtimi në kryeqytet. Linjat urbane të kryeqytetit nuk ofrojnë asnjë kusht për të mundësuar udhëtimin nga një zonë në tjetrën. Mungesa e kondicionerëve dhe kushtet higjienike bëjnë që udhëtimi të jetë i pothuajse i pamundur. Kushtet e krijuara nuk kursejnë dhe rënien e të fikëtit te qytetarët, të cilët nuk e durojnë dot vapën e nxehtë. Bashkia e Tiranës, parashikon në marrëveshjen e bërë me Shoqatën Kombëtare të Transportit Urban, krijimin e kushteve optimale gjatë stinës së dimrit dhe të verës. Sipas kësaj marrëveshje, urbanët duhet të jenë të pajisur me kondicionerë dhe duhet të fshihen apo të lahen vazhdimisht. Por, kjo gjë nuk ndodh në urbanë, ku vapa duket se të mbyt dhe papastërtia gjendet kudo. Po të vëresh përtokë apo në stola, shenjat e pisllëkut kanë zënë 1 centimetër trashësi. Shoferët e urbanëve, pranojnë faktin se nuk i ndezin kondicionerët e urbanëve, pasi harxhojnë shumë gaz dhe ka një kosto të lartë të blerjes. Madje, ata janë vetë viktimë e kushteve të rënda dhe e vapës së nxehtë të verës. Urbanët nuk ofrojnë as kushtet më minimale të udhëtimit. Në mjaft raste qytetarë të ndryshëm janë gjendur në gjendje të fikëti dhe janë nisur me ambulanca për në qendrat spitalore. Shkaku ka qenë temperaturat e larta dhe të papërballueshme.

20 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›