Sytë e Edi Ramës (II) (triptik)
Me kalimin e kohës, bashkë me stilin e jetesës jo gjithmonë normal, cipa rreth syve është nën shënjestrën e ndryshimeve si ulja e sekrecionit sebacea, rritja e tharjes cutanea dhe ulja e peshës muskulore domosdoshmërisht shfaqen edhe në ashpërsinë e karakterit. Sidomos pas moshës 40-vjeçare.
Në Shqipërinë e kohëve ilire, tregon historiani Plini, jetonin njerëz me sy glaukë (të bardhë, si mbreti ilir Glauku) e me flokë të bardhë, që shikojnë më mirë natën sesa ditën; po këtë veti e kishte edhe perandori romak Tiberi, që kur zgjohej natën, arrinte t’i njihte të gjitha sendet. Shamanët, pastaj, sipas studimeve, ishin të pajisur me një mprehtësi shikimi që si duket kushtëzonin vetinë e tyre psikike për të parë më larg ose në errësirë.
Në një studim të Waldemar Deonna, të quajtur “Simbolizmi i Syrit”, midis të tjerave shpjegonte se si fytyra është pasqyra e mendjes dhe se si sytë, pa folur, rrëfejnë sekretet e zemrës. Kur sytë thonë diçka dhe buza diçka tjetër, njeriu i urtë normalisht zgjedh të parën. Kurse Egoarku nuk zgjedh asgjë, bojkoton. Afërmendsh edhe filozofi i lashtë Paracels, “kur bëjmë anatominë e brendshme të njeriut, mund të shohim natyrën e sëmundjes së tij, bashkë me kurën e përshtatshme. Ajo që shikojnë në me sytë e jashtëm është vetëm material i asaj çka luftohet brenda”.
Mirëpo unë, që s’marr vesh nga sistemi filozofik, me duket se kur flas për Egoarku-n, më vjen në mendje “The Truman Show”, ai libri i shndërruar më vonë në një film shumë të suksesshëm, që tregon sesi një i ri i zgjedhur qysh nga lindja nga një grup i madh mediatik, është protagonist pa vetëdije i një “reality”, i cili është i ndjekur nga një publik i paparë derisa barriera që mbyllte hapësirën e “set”-it u kapërcye nga djaloshi që e rimori vetëdijen dhe hyri në botën reale të të rriturve.
Këtu në Shqipëri po ndodh diçka e njëjtë, me diferencën e dukshme që nuk e mori qysh të vogël një grup mediatik, por e mori kur qe burrë e një njeri me pozitë. Padyshim që kjo histori nuk është një tregim alla “bigbrother”, por është ngjarje reale, sepse është real protagonisti, tamam siç është kryetari i opozitës përshembull, dhe është reale hapësira ku po zhvillohet, ata që e rrethojnë akoma, kurtizanet, servilët, populli i kongresit.
Është tmerrësisht reale, e megjithatë në të njëjtën kohë duket imagjinare, mediatike, politike. Në Shqipëri po shohim pa lypur në skenë një “Truman Show”, e të gjithë jemi aktorë. Nuk e di nëse është për të qeshur apo për të qarë... Zgjidhni ju të dashur lexues.
Na vëzhgojnë udhëtimin tonë, kur që nga qepallat, që janë si saraçineska të mëdha me funksione të ndryshme: na izolojnë trurin nga drita, duke lehtësuar gjumin e duke pastruar kornenë me lëvizje të sheshta, merret vesh që duke përdorur bulëzat e lotëve si lubrifikant. Ritmi i rrahjeve të qepallave është tregues i gjendjeve shpirtërore, siç është, ankthi, mërzitja ose koncentrimi.
Qyteti i Tiranës është transformuar në një maskë që pas saj nuk ka asgjë. Asgjëja është e përbërë nga qindra e mijëra shqiptarë që jetojnë të burgosur nga eko-monstrat e kryebashkiakut të Tiranës, që s’e vret mendjen as sytë për një plan urbanistik. Pasi i ka gënjyer disa vjet me rradhë qytetarët e Tiranës ai kujton se i ka kthyer në zombie që duhet të besojnë qorrësisht në idolatrinë e fasadave. Në “Misterin e mbretëreshës Loanë”, shkrimtari dhe semiotiku Umberto Eco tregon historinë e një njeriu, që është në prag të vdekjes, dhe kur përpara syve i kalon jeta që ka jetuar, që ka parë me sytë e tij: ka parë figura, qytete, sheshe dhe filmat të ndryshëm, por vetëm sytë e kodifikonin dhe po vetë sytë deshifronin realitetin rrethe e përqark… (vijon)