E Diel, 1 Nëntor 2026

Në gjendje të mirë shëndetësore ushtari shqiptar në Afganistan i cili u preh nga virusi A (H1N1)

Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa kontaktoi sot me komandën e trupave paqeruajtëse shqiptare që ndodhen në Afganistan dhe u njoh me gjendjen shëndetësore të ushtarit shqiptar të prekur nga virusi AH1N1; bëri të ditur zyra e shtypit pranë kësaj ministrie. Ushtari shqiptar tashmë ndodhet në një gjëndje të mirë shëndetësore, duke u trajtuar pranë spitalit italian në Afganistan. Ministri Oketa bisedoi edhe me komandantin e misionit paqeruajtës shqiptar në Afganistan, major Abaz Bregu dhe u interesua për shëndetin e të gjithë efektivit ushtarak. Sipas major Bregut, që i referohet zyra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes, gjendja shëndetësore e të gjithë ushtarakëve është shumë e mirë, ndërsa kanë rezultuar negative edhe analizat e 3 ushtarakëve të tjerë të dyshuar për virusin AH1N1. Këta të fundit ishin izoluar për shkak të sigurisë dhe tani në bazë të të gjitha ekzaminimeve mjekësore të kryera, kanë rezultuar se nuk janë të prekur nga virusi AH1N1. Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa pati një bisedë telefonike edhe me familjarët e ushtarit të sëmurë, duke i siguruar ata për impenjimin maksimal për kurimin e tij sa më të shpejtë. Shqipëria ka aktualisht 251 trupa të instaluara në Kabul dhe Herat, si pjesë e misionit ISAF. Më datën 12 gusht, me vendim të Qeverisë, u nisë në Herat një mision shtesë, i cili e çon në 251 numrin e forcave tona në Afganistan. Ky kontigjent u nis pikërisht për të mbështetur përmbushjen e një procesi zgjedhor të qetë e demokratik, në këtë vend.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›