E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sytë kah Vancouver

Lojërat Olimpike Dimërore hapen më 12 shkurt - dhe sjellin 2500 atletë nga mbarë bota në Vancouver – dhe mbyllen rreth dy javë më vonë.

Më pak se 18 muaj pasi Peini përmbylli organizimin e shkëlqyeshëm të Olimpiadës verore, Lojërat Dimërore XXI do të fillojnë në Vancouver të ppremten Derisa Kandaa vështirë se do të mund të barazoj ëmadhësshtnë e Kinës, shteti tradicional synon ti’ bëjë këto Lojërra,të tretat që i organizon, më të suksesshmet.Kandaa është njëri prej shteteve më të famshme dimërore në botë, apor tletët e saj dështuan të fitojnë medalje të artë oimpike në shtëpinë e tyre në Lojërat Dimërore 1988. (Kanada ishte nikoqir edhe i Lojërave Verore 1976).

Por, keni kujdes këtë vit. Kanada fitoi 24 medalje në Lojërat 2006. Ky ka qenë përmirësim prej afro 50 për qind nga viti 2002. Shumë prej sporteve tradicionale të Olimpiadës Dimërore – e sidomos ato me ski – janë adhuruar më së tepërmi nga evropianët. Por, atletët amerikanë të sporteve të kombinuara nordike, të cilët me dekada nuk kanë arritur të marrin medalje, janë shfaqur të fuqishëm në sezonet e fundit.

Në Kampionatin botëror Nordik 2009, SHBA fitoi dy herë më tepër medalje sesa në të gjitha kampionatet e kaluara duke përfunduar në pozitën e dytë të medaljeve të përgjithshme. Ndërsa në ngjarjet e reja olimpike, kros ski – kanë përfituar SHBA dhe Kanadaja. Të dyja këto shtete pritet të jenë rivale të evropianëve edhe në hokej.

Erjon Tola, atleti i vetëm shqiptar

Kosova është i vetmi shtet nga Evropa Juglindore që nuk merr pjesë në Olimpiadën Dimërore XXI. Ndërsa Shqipëria përfaqësohet nga vetëm një atlet. Erjon Tola, 23 vjeç, do të merr pjesë në skiim alpin. Tola mori pjesë në sllallomin “Super G” në Lojëat Olimpike dimërore në Torino 2006, kur shënoi debutimin olimpik të Shqipërisë. Ai gjendet në pozitën e 35-të në botë, rezultati i tij më i mirë deri më tani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›