Fabregas: Nuk kam marrëveshje me Barçën
Arsenal
Pas përgënjeshtrimit të Barcelonës vjen edhe ajo e të interesuarit, i cili largon hipotezën e një zbarkimi në qytetin katalanas. është më se i qartë mendimi i çesk Fabregas, kapitenit të Arsenalit. “Sikurse kanë përgënjeshtruar ata, ashtu dua të bëj edhe unë: jam i përqendruar vetëm tek Arsenali, - ishin fjalët e tij të dhënë për ‘Sky Sports’. Arsenali vjen para gjithçkaje, para çdo futbollisti të vetëm dhe para meje: duhet ta respektojmë”. Në Spanjë vazhdon të flitet për marrëveshje. Në Katalunjë e presin me krahë hapur dhe këtë e demonstrojnë fjalët e Ksavit. “Nuk e di në do të vijë apo jo, sigurisht flitet për një lojtar të madh, të kompletuar. Nuk do të ketë probleme adaptimi, çesk është rritur në skuadrën tonë dhe i ka blaugranët në gjak, e ndien”.
#