Shkurti, muaji më i rëndësishëm i Milanit
Leonardo
Trajneri i Milanit, Leonardo, e ka cilësuar shkurtin si muajin më të rëndësishëm për sezonin e Milanit. Ndeshja me Udinezen mund të hapë garën e titullit në Serinë A, ndërsa përballja me Mançester Junajtid do të përcaktojë të ardhmen e kuqezinjve në Champions. “Ky është padyshim muaji më i rëndësishëm. Nuk është koha që të ndryshojmë, por të shfaqim karakterin tonë të vërtetë, të mos humbim ‘zemërimin’ në fushë, krenarinë dhe dëshirën për të goditur kundërshtarët tanë”, deklaroi trajneri brazilian. “Duhet të kemi parasysh nga u nisëm dhe ku jemi. Kemi punuar mirë edhe në kushte të vështira dhe tashmë duhet t’i marrim gjërat shtruar dhe të përqendrohemi te sfidat që kemi përpara nesh”.
#