Europa nuk e do Botërorin në Afrikë
Blater
Europa nuk e dëshiron zhvillimin e Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut. Këtë ka lënë të nënkuptohet presidenti i organizatës më të madhe botërore të futbollit, FIFA-s, Josef Blater. “Në Kontinentin e Vjetër ekziston një lloj lëvizjeje antiafrikane dhe kjo nuk është një gjë e mirë”. Kanë qenë pikërisht këto fjalët e ashpra të numrit një të qeverisë globale të futbollit në lidhje me Europën që, sipas tij, nuk po e shikon me sy të mirë Botërorin në Afrikën e Jugut. “Nuk ka asnjë kuptim ta lidhësh atentatin terrorist të ndodhur në Angola me organizimin e Botërorit në Afrikën e Jugut, ka theksuar Josep Blater. Fjalët e përfaqësuesit të futbollit gjerman nuk kanë kuptim, janë vetëm budallallëqe”.
#