KESH bllokon autostradën Durrës-Kavajë
Punimet për rinovimin e nënstacionit të Golemit, gjatë mbrëmjes deri në orët e para të ditës së sotme, solli bllokimin e autostradës Kavajë-Durrës, si dhe të aksit hekurudhor anash rrugës. Burime të KESH-it bënë me dije dje se, bllokimi i rrugës vjen për arsye se do të transportohet transformatori i ri 110/6 që do të zëvendësojë transformatorin aktual, të dalë jashtë përdorimit. Sipas KESH-it, vlera e investimit kap shifrën e 2 milionë eurove.