Shpallet tenderi ndërkombëtar për OSSH-në
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë (METE) ka shpallur dje tenderin për privatizimin e divizionit të shpërndarjes së KESH-it përmes publikimit të ftesës për aplikim në parakualifikim në gazetën "Financial Times". Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Bankës Botërore, sipas së cilës, në procesin e privatizimit të KESH-it është duke dhënë mbështetje dhe IFC-ja, pjesë e Grupit të Bankës. Nëpërmjet një tenderi të hapur ndërkombëtar, qeveria shqiptare planifikon të shesë 51% deri 76% të kompanisë së shpërndarjes te një investitor strategjik.