TAP: Kompensim pronareve ku do te kaloje gazsjellesi Eglantina Nasi
Projekti "Trans-Adriatik", i cili mesa duket do te jete i perzgjedhuri final per transportimin e gazit te Azerbajxhanit drejt Europes, eshte ne fazen e hapave pergatitore konkrete per realizimin e tij ne Shqiperi. Keshtu, drejtuesit e tij po mendojne qe tani edhe per problemin e kompensimit te pronareve te tokave ku parashikohet qe te kalojne tubacionet e gazit ne territorin shqiptar. Si nje nga procedurat kryesore qe perfshin ky projekt ne teresi, ai jo vetem qe eshte marre ne konsiderate, por rreth tij edhe eshte konceptuar nje plan i posacem. Nje fakt te tille e ka bere me dije per mediat, vete drejtori i projektit per Shqiperine, Albert Haak. "Jemi ne prag te perfundimit te procesit me ALUIZNI-n dhe Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, per identifikimin dhe me pas kompensimin e pronareve nga ku do te kaloje rruga e gazsjellesit ne Shqiperi", - mesohet te jete shprehur ai lidhur me nje fakt te tille. Duke shtuar gjithashtu edhe se bisedimet e deritanishme me institucionet shqiptare, per gatitjen e te gjitha procedurave te nevojshme mbi realizimin e projektit "Trans-Adriatik", kane pasur nje ecuri pozitive. Ne kete kuader, ministria e Ekonomise ka ngritur edhe nje grup pune ne mbeshtetje te tij dhe se po nxirren te gjitha lejet e nevojshme per fillimin e punimeve konkrete qe parashikohet te nisin pas disa vitesh ne territorin shqiptar. Gjithcka flet per nje situate parapergatitore pozitive te krijuar nga autoritetet shqiptare, te cilat kane shprehur qe ne fillim te lancimit, mbeshtetjen e tyre per realizimin e projektit "Trans-Adriatik". Pritet qe ne kuadrin e tij, ne vendin tone te investohen 1 miliard euro, si edhe perfitime te shumta, te perfshira edhe ne kuadrin e pergjithshem te gazifikimit te vendit. Te dhenat flasin per nje sasi totale gazi prej 10 miliard meter kub ne vit, e cila do te kaloje permes tubacioneve te ketij gazsjellesi. Nderkaq, drejtuesit e "Trans-Adriatik"-ut, para dy ditesh bene me dije se kane nisur edhe nje studim konkret prane bregdetit ne veri te Vlores, ne funksion te tij. Sipas Haak, nje analize gjitheperfshirese per shtratin e detit, eshte e nevojshme per te vendosur kursin e sakte qe do te ndjeke tubacioni i gazsjellesit ne det te hapur nga Vlora drejt Italise se Jugut, e si rrjedhim edhe punimet inxhinierike te metejshme rreth tij.