Kreu i ri i KQZ-së, Kuvendi publikon 18 kandidaturat

Kuvendi publikon listën e kandidatëve për kryetarin e ri të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Në listën e kandidaturave, të bërë publike nga Kuvendi janë 18 propozime, prej të cilave pritet të dalë edhe fituesi, që do të kryesojë edhe KQZ-në në këtë mandat të ri.
Shpallja e garës për kreun e i ri të KQZ-së u bë kohë më parë, bashkëngjitur me një sërë kriteresh që kandidaturat duhet të plotësojnë për përzgjedhje.
Ndërkohë, Komisioni i Ligjeve kaloi sot me shumicë votash kandidatët dy partive të mëdha PD dhe PS për anëtarë të KQZ-së.
Sipas kodit pas zgjedhjes se anëtarëve, brenda 10 ditësh do të zgjidhet kryetari i ri i KQZ-së, që do të zëvendësojë në këtë detyrë Arben Ristanin.
Ja lista e plotë e kandidatëve:
1. Neritan Kalamishi
2. Anton Lleshaj
3. Marsida Xhaferllari
4. Kastriot Frasheri
5. Haki Mustafa
6. Sajmir Vishaj
7. Gaspër Kokaj
8. Sokol Hasani
9. Myrteza Myftari
10. Sokol Ago
11. Muharrem Noka
12. Endrit Reka
13. Etleva Paplekaj
14. Kozeta Vuksanlekaj
15. Kristaq Kume
16. Lefterie Lleshi (Luzi)
17. Altin Qoshja
18. Agron Haxhimali