"TAP", qeveria firmos marreveshjen 3-paleshe Eglantina Nasi
Bashkepunim 3-palesh mes Shqiperise, Italise dhe Greqise, per realizimin e projektit te gazsjellesit "Trans-Adriatik" (TAP), i cili do te depertoje ne territoret respektive. Ky eshte thelbi i marreveshjes se miratuar dje prej qeverise shqiptare, e cila konfirmon ne vetvete vullnetin e tre vendeve te lartpermendura per venien ne jete te projektit ambicioz mbi transportin e gazit nga Kaspiku, drejt Evropes. Nga ana e tij, kryeministri Sali Berisha, e ka cilesuar kete marreveshje gjate mbledhjes se djeshme te qeverise si vendim "te nje karakteri historik" per Shqiperine dhe rajonin, ne baze te se ciles sipas tij, qendron realizimi i investimit me madhor rajonal i te gjitha koherave. Sipas tij, gazsjellesi Trans-Adriatik ndryshon ne menyre thelbesore bashkepunimin midis vendeve rajonit e me gjere, sikunder edhe jetesen e qytetareve shqiptare, pasi gazi garanton ngrohjen dhe gatimin me koston me te ulet, se te cdo lende tjeter. "Shqiperia, - tha kryeministri, - fale avantazheve te saj ka te gjitha mundesite per t'u bere nje qender e fuqishme e shperndarjes se gazit si drejt gadishullit Apenin, por edhe drejt veriut te Ballkanit". Duke u shprehur gjithashtu optimist se gazsjellesi TAP ka per te qene edhe projekti fitues per transportin e gazit nga fusha e Shah Deniz 2 ne detin Kaspik, pasi sipas tij, "ai eshte projekti me fizibel dhe me ekonomik nder te gjitha projektet e tjera". "Gazsjellesi do ta sjelle gazin e fushes Shah Deniz 2 te detit Kaspik, nepermjet territorit te Turqise-Greqise-Shqiperise ne Itali dhe ne Europen Perendimore. Ky projekt perben investimin me madhor rajonal te te gjitha koherave", - theksoi mes te tjerash kreu i qeverise. Pa harruar te shtoje as faktin tjeter se "Shqiperia ka disa avantazhe te medha, sepse ajo nuk eshte vetem nje pike e thjeshte transiti, por disponon depo natyrore te medha per depozitimin e gazit", - vuri ne dukje Kryeministri. Per te perfunduar me faktin se marreveshja e lartpermendur per gazsjellesin "Trans-Adriatik", eshte fryt i nje pune intensive disa-vjecare. "Te tria vendet, ne interesin e tyre me te mire kombetar, jane te angazhuara te bejne gjithcka, sapo pranveren e ardhshme te merret vendimi perfundimtar. Sepse ky eshte projekti me fizibel dhe me ekonomik nder te gjitha projektet e tjera. Ndaj ky eshte nje moment shume i vecante", - shpjegoi kreu i qeverise. Duke konkluduar se per projektin i cili perfshin nje investim prej rreth 2 miliarde euro, qeveria shqiptare eshte e angazhuar per te zhdukur cdo pengese burokratike, por ne te njejten kohe, edhe per te qartesuar cdo problem pronesie. "Ne menyre qe ne territorin tone, gazsjellesi te ndertohet ne nje kohe rekord dhe te inaugurohet mundesisht ne prag te mandatit tjeter te viti 2017", - perfundoi fjalen e tij Berisha lidhur me projektin TAP. Zgjedhja finale, mbi te cilin si fitues apo jo i gares per sjelljen e gazit nga Kaspiku, pritet te jepet ne qershorin e vitit te ardhshem 2013. Ne nje kohe, kur rivali i tij i vetem ne kete gare ambicioze per korridoret e gazit Azi-Europe, eshte projekti "Nabucco".