E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kate tregon për luftën me zjarrin

Nga Express më 01 shtator 2011 në ora 11:58

Kate Winslet e ka përshkruar shpëtimin e plakës nga vila e Richard Bransonit si një “kapitull të ri në një film”.

Fituesja e çmimit Oskar – që ishte për pushime në ishujt Karaibe me të dashurin e saj Louis Dowlen dhe dy fëmijët e saj – ka insistuar se mbrëmja ku ajo ishte ftuar, kishte pasur zjarr edhe një javë më parë.

“Kur erdhi zjarri, ndodhi shumë shpejt. Vajza e Richarit, Holly më tregoi menjëherë. Ishte një ngjarje e papritshme dhe u desh të vepronim. Instinktet më thanë që të evakuohem, por nuk mund ta përballoja këtë histeri. Flakët vinin në drejtimin tonë”, tha ajo.

“Pasi i kam larguar fëmijët e mi, kam dëgjuar një zë nga brenda. Kam hyrë në tym dhe kam mbajtur nënën e pasanikut të Virginit, që ishte 90-vjeçare, nëpërmes tymit dhe flakës”, tha fituesja e Oskarit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›