TEC-et dhe linjat e reja ulin koston e energjisë
• Ndërtimi i termocentraleve dhe përfundimi i linjës së dyfishtë të interkonjeksionit Elbasan-Tiranë-Vau i Dejës do të ulte koston e energjisë elektrike për vendin tonë.Përfundimi sa më shpejt i këtyre projekteve do të ndihmonte goxha Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Kjo pasi kostoja e importit dhe prodhimit të energjisë është goxha e lartë. Ky është përfundimi i nxjerrë nga ekspertët e energjetikës gjatë seminarit të organizuar dje për energjinë. Në këtë seminar kanë marrë pjesë specialistë të energjetikës nga vende të ndryshme të Ballkanit, të cilët janë pjesë e projektit 'Parashikimi i nevojave energjetike në përgjithësi dhe nevojave elektroenergjetike në veçanti për të gjitha vendet e Evropës Juglindore', të cilat janë njëkohësisht edhe nënshkruese të Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Projekti pritet të përfundojë në shtator 2008. Një nga objektivat madhore të projektit është parashikimi i nevojave energjetike për të gjitha vendet, duke përdorur softin më bashkëkohor në këtë drejtim, MARKAL. Nëpërmjet punës së drejtpërdrejt në soft, secili nga pjesëmarrësit bëjnë të mundur futjen e të dhënave për vendin e tij dhe për pasojë llogarit nevojat energjetike dhe rrugët për mbulimin e këtyre nevojave si me impiantet ekzistuese, ashtu edhe nëpërmjet propozimit të impianteve të reja. Për pasojë, për të gjitha vendet janë mbledhur çdo dy muaj në Kroaci dhe në të gjitha vendet e tjera që marrin pjesë në këtë projekt për të bërë të mundur njohjen e softit, si dhe krijimin e të gjithë skenarëve të zhvillimit energjetik në përgjithësi dhe skenarëve elektroenergjetikë në veçanti. Detyra primare e realizuar nga projekti ka qenë grumbullimi i bazës së të dhënave të furnizimit dhe konsumit të burimeve energjetike, përfshi edhe energjinë elektrike për të gjithë kategoritë e konsumatorëve. Detyra e dytë ka qenë ndërtimi i data base-it, me të dhënat e zhvillimit të sektorëve ekonomikë, si dhe duke llogaritur nevojat e energjetike në përgjithësi dhe elektroenergjetike në veçanti. Në këtë mënyrë ndërtohet edhe skenari i referencës së zhvillimit të sektorit energjetik. Kjo detyrë është përfunduar dhe janë zgjedhur të gjitha teknologjitë përkatëse si në sektorët e konsumit, ashtu edhe në sektorët e furnizimit.