E Diel, 1 Nëntor 2026

Transplant edhe në Shqipëri

05/03/2005  Fillimisht do të aplikohet në një numër të kufizuar pacientësh. Deri tani transplantet kryhen në Turqi dhe Greqi

Leka: Transplanti i veshkave do të provohet në fund të vitit në QSUT

“Në fund të këtij viti do të mund të realizojmë transplantin”, deklaroi drejtori i Kujdesit Shëndetësor, Gjergj Leka. Sigurisht, fillimisht, do të aplikohet vetëm transplantimi i veshkës. Ai shpjegoi se, fillimisht do të aplikohet për pak persona. Kështu që kjo nuk do të kushtoj shumë. Ky shërbim, si të gjitha shërbimet e shtrenjta, do të mbulohet nga Instituti i Kujdesit Shëndetësor. Mjekët janë shprehur kushedi se sa herë që ndihen të përgatitur për të aplikuar këtë metodë, problemi është në sigurimin e kushteve perfekte në pavionin e Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme, pasi është një operim që do të zhvillohet paralelisht te dy njerëz, gjithçka duhet të zhvillohet në kohën e saktë dhe sterilizimi duhet të jetë perfekt. Në të njëjtën sallë, në dy krevatë paralel shtrihen dy persona, njëri që është dhuruesi i hiqet veshka, ndërsa tjetrit i vihet, por para kësaj duhet të bëhen analizat, që vërtetojnë se veshka e dhuruesit i përashtatet trupit të tjetrit. Gjithçka duhet të ecë sahat. Deri tani, personat që kanë nevoj për transplant shkojnë jashtë shtetit, kryesisht në Turqi dhe Greqi. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka një marrëveshje me spitalet e Turqisë për të dërguar pacientë, për të cilët trajtimi është falas. Por, në bazë të kësaj marrëveshjeje vetëm 2 deri 3 transplante në vit pranojnë spitalet turke për të kryer. Ndërkohë që numri i atyre që presin radhën është disa herë më i lartë. Ka dhe pacientë që humbasin jetën, pasi nuk kanë mundësi të kryejnë transplantin në kohë. Të sëmurët nga insuficensa renale, paaftësia e veshkës për të thithur helmet në gjak, pas një periudhë kohe i nënshtrohen procesit të hemodializës. Por, pas një farë kohe, as ky lloj pastrimi mekanik i gjakut nuk iu bënë efekt, e vetmja mundësi mbijetese është transplanti i një veshke. Në spitalet e Turqisë, ku janë dhe çmimet më të lira, transplanti i veshkës kushton deri 40 mijë euro. Me dializë në Shqipëri vuajnë rreth 400 persona, por vetëm 58 prej tyre arrijnë të bëjnë hemodializën me kalimin e kohës këta persona kanë nevojë për transplant, që të sigurojnë jetëgjatësinë e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›