E Diel, 1 Nëntor 2026

Tekste të reja për klasën e dytë e të gjashtë

05/03/2005  Dje është mbyllur zyrtarisht procesi i paraqitjes së dokumentacionit dhe modeleve përkatëse të teksteve të reja për klasën e 2–të dhe të 6-të në përputhje me sistemin e ri të arsimit 9-vjeçar parauniversitar. Në konkursin e shpallur publikisht disa muaj më parë nga MASH u paraqitën në afatin e

caktuar 12 shtëpi botuese. Në total, ato paraqitën 38 variante tekstesh, mesatarisht deri në tre variante për titull. Për tituj të veçantë si Historia 6, Edukata Muzikore 6, janë paraqitur në konkurrim deri në 5 variante tekstesh shkollorë. MASH ka aktivizuar Bordin e Aprovimit të teksteve, i cili është i ndarë në grupe specialistësh në bazë të specifikave të fushave që trajtohen në këto lëndë. Shtëpitë botuese, të përfshira në këtë proces konkurrimi, janë Albas, Mësonjtorja, Pegi, Erik, Print 2000, Udha e Shkronjave, Morava, Ide-ART, Uegen, SHBLSH e RE, Ilar dhe Shtëpia Botuese nga Shkodra 2&U. Për klasën e dytë do të botohen si tituj të rinj tekstet, Gjuhë Shqipe dhe Lexim, Matematika, Edukata Shoqërore. Për klasën e gjashtë do të botohen si tituj të rinj tekstet: Gjuhë Shqipe dhe Lexim, Matematika, Edukata Muzikore, Gjuha Angleze, Gjuha Franceze, Gjuha Italiane, Fizika, Edukata Shoqërore, Biologjia dhe Edukata Shëndetësore, Historia, Gjeografia, Aftësimi Teknologjik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›