TEC-i i Vlorës, investimi do të kushtojë 120 milionë euro
Autori i Lajmit: red.
TEC-i i Vlorës, ku ditët e fundit u bënë provat e para për vënien në punë të aparaturave, është një ndër veprat më të mëdha energjetike në vend, me një vlerë prej 120 milion euro. Kjo vepër e rëndësishme energjetike, financim i Bankës Botërore (BB), Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bankës Evropiane për Investime, ka një kapacitet prej 100 MË dhe është ndërtuar nga kompania italiane "Tecnimont". Burime nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) bëjnë të ditur se kjo vepër është një realizim shumë i madh i standardeve më të përparuara, si për sa i përket prodhimit, ashtu edhe për respektimin dhe ruajtjen e mjedisit. Ndërtimi i TEC-it, i cili do të hyjë plotësisht në punë në muajin shtator, përbën një ngjarje shumë të rëndësishme për potencialin turistik, industrial dhe të gjithanshëm të Vlorës dhe bregut shqiptar. Ai është një dëshmi e përpjekjeve të qeverisë për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit energjetik të vendit, për t u bërë një eksportues i energjisë elektrike, ndërkohë që do të shoqërohet edhe me ndërtimin e TEC-ve të tjera si, në Durrës etj.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2009