Papandreu premton sigurime dhe punë të ligjshme për emigrantët
Autori i Lajmit: red.
Punë të ligjshme dhe sigurime për emigrantët por dhe shtetësi greke për fëmijët që lindin në vendin fqinj. Këto ishin disa nga premtimet e dhëna dje nga kreu i Internacionales Socialiste, njëkohësisht, kreu i partisë kryesore të opozitës, PASOK, Jorgos Papandreu, gjatë takimit që ai ka zhvilluar dje me kreun e selisë rozë, Edi Rama. Kreu i PASOK-ut ndodhet në vendin tonë për të mbështetur kreun e PS-së në garën elektorale të 28 Qershorit. Dje ai ka qenë pjesë dhe e mitingut përmbyllës të kësaj partie. Sipas tij, duhet të forcohet edhe më tej bashkëpunimi Shqipëri-Greqi në mënyrë që emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj t u sigurohen të njëjtat të drejta që u jepen dhe emigrantëve nga vende të tjera. Papandreu, për të siguruar se e kuptonte shumë mirë pozitën e familjeve, të cilat kanë fëmijët e tyre jashtë vendit, kujtoi ekzilin e tij në Suedi e Kanada. Nga ana e tij, Rama vlerësoi bashkëpunimin me PASOK-un dhe Papandreun si shumë të frytshëm. Dy politikanët kanë zhvilluar më tej dhe një takim me familjarë emigrantësh.
Premtimi
Papandreu pohoi dje se, duke e provuar vetë emigrimin, gjithmonë është përpjekur të krijojë një shoqëri më të drejtë, të bazuar te vlerat, te parimet demokratike, një shoqëri që mbron të drejtat e të gjithë njerëzve, një shoqëri që mbron të drejtat e punëtorëve, një shoqëri që siguron barazinë dhe drejtësinë, si dhe mbrojtjen sociale për të gjithë. “Dhe këtë besojmë ne si socialistë, ky është besimi ynë, për këtë po lufton edhe Edi Rama në Shqipëri. Për një proces më demokratik, më transparent, më të drejtë dhe një proces që të shohë drejt së ardhmes. Ajo që duam të theksojmë si socialistë dhe si Parti Socialiste dhe nesër si qeveri e Greqisë, duam të sigurohemi që të mbështesim dhe të ndihmojmë emigrantët që punojnë dhe jetojnë në vendin tonë dhe të mbrojmë të drejtat e tyre. Kjo do të thotë, që ata të kenë punë të ligjshme, kushte më të mira pune dhe në barazi me gjithë të tjerët. Të kenë paga të barabarta, të kenë sigurime sociale, të kenë sigurime shëndetësore dhe të kenë edhe të drejta pensioni. Duhet të bashkëpunojmë midis Shqipërisë dhe Greqisë, siç kemi bërë në Greqi edhe me vende të tjera, sepse ne kemi emigrantë edhe nga shumë vende të tjera”,- tha ai, ndërsa foli dhe për një sistem pensionesh, të cilin shqiptarët që kanë jetuar për shumë vite në Greqi, të mund ta tërheqin dhe në Shqipëri. Papandreu shpjegoi më tej dhe idenë e sistemit të pensioneve për emigrantët. Ai pohoi gjithashtu se duhet të krijohet një ambient i përshtatshëm që kur emigrantët të kthehen në vendin e tyre të mund të investojnë aty. Papandreu tha se shqiptarët që punojnë në Greqi mund të sjellin idetë tyre për të zhvilluar turizmin shqiptar. “Pra ka shumë fusha ku mund të bashkëpunojmë dhe mund të jetë programe specifike që duhet të ndihmojnë pikërisht në këto lloj investimesh përmes bankave greke, ose përmes arsimimit, trajnimit, në mënyrë që të ketë kualifikime të nevojshme kur këta emigrantë të kthehen në shtëpi”, - tha ai. Madje, ai premtoi dhe dhënien e shtetësisë greke për ata emigrantë që duan të qëndrojnë në vendin fqinj.
“Ajo që kemi propozuar në Parlament, por që nuk u pranua, pasi nuk kishim mazhorancë, pra se në rast se një fëmijë lind në Greqi, ai të mund të marrë shtetësinë automatikisht greke. Dhe këtë do ta bëjmë kur të fitojmë zgjedhjet e ardhshme. Në rast se një fëmijë ka mbaruar shkollën e mesme dhe ka jetuar në Greqi për tre vjet, edhe në këtë rast, ai ose ajo, do të marrë automatikisht shtetësinë greke. Dhe së fundi, në rast se është një shqiptar, i cili nuk ka lindur në Greqi, ky fëmijë, pas pesë vjetësh me kërkesë të familjes, mund të bëhet shtetas grek, në bazë të disa kushteve specifike. Kështu duam të garantojmë integrimin e komunitetit shqiptar në shoqërinë greke”, - tha ai. Papandreu vlerësoi kontributin e emigrantëve në zhvillimin e ekonomisë greke ndërsa tha se ata mund të jenë anëtarë me të drejta të PASOK-ut dhe të votojnë. “Unë personalisht kam punuar me Edi Ramën për hartimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Në takimin tonë në Selanik kur unë isha ministër i Jashtëm, kërkova që të merrej një vendim nga BE për ta përfshirë të gjithë Ballkanin Perëndimor në BE dhe nesër, nëse grekët vendosin, që unë të jem Kryeministër, unë do të jem kampion i perspektivës së përfshirjes së Ballkanit dhe Shqipërisë në BE dhe shpresoj që të kem mundësinë të bashkëpunoj me drejtuesin e ri të Shqipërisë, Edi Rama”, - tha ai. Dhe Rama shprehu bindjen se me George Papandreun Shqipëria do të ketë në krah një avokat të shkëlqyer në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Ndërsa Papandreu tha se Rama po punon për shtetin ligjor dhe për të luftuar arbitraritetin e pushtetit. “Uroj gjithë të mirat dhe i uroj suksese Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në zgjedhje dhe fitore. Faleminderit, Edi, që më dhe rastin të flas para kaq shumë miqve”, - përfundoi ai.
Kreu i PASOK-ut: “Zgjedhjet provë për integrimin e Shqipërisë në BE”
Kryetari i Partisë Socialiste greke, PASOK, njëkohësisht Kryetar i Internacionales Socialiste, Jorgos Papandreu, zhvilloi dje një takim me Kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Gjatë këtij takimi ai pohoi se zgjedhjet në Shqipëri duhet të jenë të ndershme dhe të lira, si një provë e madhe e Shqipërisë për t i hapur më pas rrugë të lirë anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një kuptim i vlerave të përbashkëta i të gjithë vendeve që aderojnë në të, që respektojnë kufijtë, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e komuniteteve respektove”, - tha Papandreu. Nga ana e tij, Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, e cilësoi Papandreun si një mik të Shqipërisë, një nga mbështetësit kryesorë të saj edhe kur ka qenë në krye të diplomacisë greke, për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe në proceset integruese në Bashkimin Evropian.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2009